Lubonja: Të presësh që Rama të reflektoje është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash!

Analisti Fatos Lubonja dyshon se kryeministri Rama mund të reflektojë edhe pas dy muajsh protesta masive që kërkojnë largimin e tij nga qeveria.

I ftuar në studion e News24, Lubonja deklaroi se, Rama di të poshtërojë dhe dhunojë, por jo të reflektojë.

Sipas tij, në një vend normal kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen dhe do ishte para drejtësisë për të dhënë sqarime për të gjitha aferat korruptive.

“Të presësh që Rama të reflektoje është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash, është jashtë mënyrës së tij të menduarit dhe qeverisurit. Ajo që ai di të bëjë është të konfliktojë, të poshtërojë, të ushtrojë dhunë verbale dhe kur vjen puna edhe dhunë fizike dhe jo të reflektojë. Reflektim ka pasur kohë të bëjë prej kohësh. Në një vend normal ku ka reflektim do kishte dhënë dorëheqjen se ka minimalisht përgjegjësi morale, politike për të mos thënë edhe ligjore, po të thellohet SPAK dhe të përdorë të njëjtat standarde që ka përdorur me Berishën, do të duhet të ishte para SPAK për të dhënë shpjegime”, tha Lubonja.

Po ashtu Lubonja deklaroi se Rama duhet të ishte larguar me kohë nga politika, ndërsa theksoi se ai po bën gjithçka për të qëndruar në karrigen e kryeministrit.

“Mos mbajtja e premtimeve ndëshkohet me votë dhe kur shkelen ligjet edhe me drejtësi. Nëse do kishte fijen e aftësisë për t’u penduar, me kohë duhet të kishte ikur nga politika, për mos mbajtjen e shumë gjerave, por këtu nuk ka, sepse këtu kultura është ke të fortët me vetë, ke gjykatësit me vetë dhe ushtron dhunë mbi shumicën”, u shpreh ndër të tjera Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Alolli: Banorët e Zvezdës prej 1 viti pa ujë të pijshëm!

Deputetja e PD, Ledina Alolli, ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e saj me banorët e …