Aferë e padëgjuar/ Berisha: Licenca e kazinosë në Air Albania u dha në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë një denoncim në lidhje dhënien e licencave të kazinove, ku pas prestanomeve del emri i vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Berisha, gjatë konferencës për media në prani edhe të Nënkryetarit të PD, Belind Këlliçi tha se, sot denoncojmë një aferë të padëgjuar, licenca e kazinosë në Air Albania u dha në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës.

Berisha: Sot jemi këtu për të paraqitur para medieve dhe opinionit publik shqiptar një nga aferat më të padëgjuara, afera që tejkalojnë çdo lloj imagjinate.

Por natyrisht jo në narkoshtetin e Edi Ramës, në familjarët e tij, bëmat e tyre.

Tashmë janë bërë të njohura për publikun pasioni i çmendur i Olsi Ramës për lojërat e fatit. Pasioni i tij i çmendur për call-centerat. Pra për ët gjitha mënyrat e plaçkitjes së qytetarëve.

I pangopur!

E vërteta është siç e kam deklaruar dhe siç është faktuar lidhja e tij me grupin e Xibrakës, është një ndër lidhjet më kriminale që mund të ketë njeri.

Sot këtu ju do dëgjoni, edhe njëherë kthehet në skenë ajo që dikur unë e kam quajtur kulla Kristaq Rama apo kulla e Air Albania.

Në atë kohë ne e kemi denoncuar ndërtimin e saj, por siç thotë populli, dardha e ka bishtin mbrapa.

Aq sa është e paligjshme kulla, po aq e paligjshme është aktiviteti i saj dhe dhënia e licencës për kazino me dokumente personave që nuk mund ta merrnin kurrë po të mos ishin prestanome i Olsi Ramës.

Ndaj dhe unë u ftoj ju të ndiqni ekspozenë e një investigimi që zoti Belind Këlliçi dhe grupi i ekspertëve tanë kanë bërë për një aferë, thashë edhe njëherë, që tejkalon çdo lloj imagjinate.

About Redaksia

Check Also

Mega-afera e kazinosë në Air Albania/ Berisha: Dosjen do e dorëzojmë në SKAP, por do ketë fatin e Xibrakës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur për Mega-aferën e kazinosë në Air Albania tha …