“Thasë me para në Rinas”, Rama po përgatitet të arratiset?! (Video)

Llogaria “Anonymous TV” në platformën X ka publikuar një video nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ku shihen disa punonjës të kompanive private të sigurisë, të cilat kryejnë transportin dhe grumbullimin e vlerave monetare për bankat kryesore në vend, teksa imbarkojnë disa thasë me para në një prej avionëve që pritet të niset.

Në postimin e saj, faqja duke iu referuar dëshmitarëve, shkruan se çantat me para që shihen në pamje i përkasin kryeministrit Edi Rama.

Në postimin shoqërues, “Anonymous TV” shkruan se Rama “po përgatitet të largohet nga vendi”, duke e lidhur këtë me situatën politike në Shqipëri dhe protestat e vazhdueshme që kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit.

About Redaksia

Check Also

Skandali në SHISH, PD kërkesë për informacion Kryeministrit dhe Presidentit: Si u emërua dhe dekretua Vlora Hyseni

Deputeti i Partisë Demokratike, Kleves Balliu deklaroi gjatë ditës së sotme se PD ka bërë …