Një pacient në gjendje të rënduar shëndetësore është nxjerrë nga spitali dhe është lënë në rrugë, pa asnjë mbështetje dhe ende nuk konfirmohet nëse ai është gjallë apo ka vdekur.
Ngjarja ka ndodhur pranë Portit të Ri të Peshkimit. Ai thotë se personi kishte qenë i shtruar në spital prej rreth tre muajsh dhe se është transportuar deri në atë zonë me ambulancë, ku më pas është lënë pranë vendit ku kishte punuar më parë.
Në videon personi shihet i ulur në trotuar dhe duket në gjendje të rënduar fizike.
Qytetari tregon se, pasi e pa në atë gjendje, njoftoi menjëherë Policinë e Shtetit dhe Urgjencën Kombëtare. Sipas tij, në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë dhe një ambulancë, por pacienti nuk u rikthye në spital.
Denoncuesi pretendon gjithashtu se familjarët kanë deklaruar se nuk janë në gjendje ta marrin në banesë për shkak të kushteve të tyre familjare, duke bërë që personi të mbetet pa kujdes dhe pa një zgjidhje.

Gazetari Stafa shton se, ndonëse më herët kishte qarkulluar informacion se qytetari kishte ndërruar jetë, dëshmitarë të pranishëm kanë pohuar se ai ishte ende gjallë. Sipas tij, gjatë ditës së sotme pacientit i është amputuar një këmbë.
Aktivisti kërkon sqarime nga autoritetet shëndetësore mbi mënyrën e trajtimit të rastit dhe hedh poshtë pretendimin se pacienti ishte dorëzuar te familjarët, duke theksuar se vendi ku u la nuk është zonë e banuar.
Pretendimet e ngritura nga Osman Stafa janë publike, ndërsa pritet një reagim nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar rrethanat e rastit.
Gazeta RD