Vasili: SPAK po vetëasgjësohet pa kthim, duke mosvepruar!

Nga Petrit VASILI

Aferat, njëra më e rëndë se tjetra, ku më e fundit ishte kazinoja tek Air Albania, si dhe afera e AKSH, janë tashmë në sytë e të gjithëve.

SPAK tashmë është në momentin më fatal për veten e tij dhe situata duket edhe më e dëshpëruar kur sheh mosveprimin e tij skandaloz dhe të qëllimshëm.

SPAK po e tregon hapur dhe në mënyrë të pacipë se është i kapur nga Rama dhe zgjatim mizerabël i qeverisë.

Faktet janë kaq flagrante, kaq evidente, kaq të qarta, saqë kanë tronditur të madh e të vogël, por jo institucionin special të ngritur për këtë punë dhe që paguhet sa qimet e kokës.

Çdo shqiptar, edhe më i thjeshti, pyet:

Po ç’dreqin ka SPAK, që nuk vepron?

Shpjegimi është vetëm një dhe shumë i thjeshtë.

Vetingu selektiv me regji dhe i kryer nga personat e qeverisë kaloi vetëm prokurorët që i duheshin asaj dhe asgjësoi të gjithë prokurorët me personalitet dhe të pakapur, që mund t’i krijonin probleme asaj.

Mosreagimi i SPAK është kriminal, sepse aferat shtrihen nga dëme me miliarda euro e deri tek tronditja në themel e Sigurisë Kombëtare dhe integritetit territorial të Shqipërisë.

Ndërkohë që SPAK është mobilizuar me gjithë fuqinë që të shpikë faje për Berishën dhe Metën pa asnjë fakt e provë, nga ana tjetër mbyll sytë në mënyrë mafioze përpara maleve të dokumenteve, fakteve e provave, që kanë lënë pa gojë të gjithë shqiptarët dhe janë bërë publike brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe në të gjitha mediat më gjigante të botës.

SPAK është, pra, në rrugën e vetëasgjësimit të tij, sepse mosveprimi e ka kthyer atë në një institucion të inkriminuar dhe pjesë të aferave, duke garantuar de facto pandëshkueshmërinë e fajtorëve dhe vazhdimësinë e pandalshme të tyre.

Çdo iluzion për këtë institucion duhet të fiket, sepse as ai vetë nuk po ruhet fare që të shfaqet si avokat de facto i alibive për mbrojtjen e Ramës dhe qeverisë nga ndëshkimi.

Të rinjtë protestuan duke thënë:

“Provat në Google, hetimet ku?”

Këto fjalë të të rinjve protestues janë edhe pretenca e vetëasgjësimit të SPAK.

About Redaksia

Check Also

Rama është ish-kryeministër/ Aktori i njohur: Ky i pabesi si gjarpër, grabiti Shqipërinë për veten!

Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 60-të kundër qeverisë dhe …