Berisha bën sërish thirrje: Të mbështesim me të gjitha mundësitë protestën që bën krenar çdo shqiptar!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp bëri sërish thirrje për mbështetje të protestës qytetare, duke e cilësuar atë si një nga lëvizjet më të fuqishme dhe më jetëgjata në Europë.

Berisha u shpreh se, qytetarët që protestojnë çdo natë përfaqësojnë zërin e një shoqërie të dhunuar dhe të shtypur.

Berisha: Gjithashtu, duke përshëndetur protestën qytetare popullore për suksesin e saj të jashtëzakonshëm si lëvizja qytetare më e fuqishme dhe jetëgjatë e kontinentit, si lëvizja qytetare në të cilën çdo i ri dhe çdo qytetar dëshmon sakrificën e tij të madhe që e bën për vendin e tij dhe qytetarët shqiptarë.

Protesta që zgjat çdo orë është një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari që e do Shqipërinë, është një thirrje në ndërgjegjen e çdo të riu, e çdo të moshuari, e çdo vajze, nëne, motre, e çdo burri, djali të mbështesim këtë protestë që bën krenarë shqiptarët në mbarë botën.

Ata të rinj, ata qytetarë që protestojnë çdo natë me orë të tëra, në të vërtetë janë zëri i ndërgjegjes të një shoqërie të tërë të dhunuar, të shtypur.

Janë zëri i ndërgjegjes së interesit kombëtar.

Përfaqësojnë sakrificën e vërtetë qytetare dhe rinore për liri dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar.

Ndaj dhe ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD, por edhe çdo qytetar shqiptar në Shqipëri dhe në botë, kudo që ndodhen, të mbështesin me të gjithë mundësitë e tyre këtë protestë që bën krenar çdo njeri që i thotë lirisë, liri, dhe dinjitetit njerëzor, dinjitet njerëzor.

About Redaksia

Check Also

Liria e mediave u përkeqësua gjatë protestave në Shqipëri!

Organizatat e lirisë së medias vlerësojnë se klima për gazetarët dhe shoqërinë civile është përkeqësuar …