Kryetari i PD, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta nga selia blu në adresë të kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me çështjen e Ermal Beqirit dhe aktivitetin e ish-AKSHI-t.
Berisha deklaroi se, Beqiri ka përvetësuar mbi 200 milionë euro nga AKSHI, ndërsa akuzoi Ramën se e ka promovuar atë si një “histori suksesi” para personaliteteve të larta europiane.
Berisha: Beqiri ka përvetësuar të paktën 200 milionë euro nga AKSHI i Lindave.
Lindës së AKSHI-t dhe Lindës së Surrelit, që kontrollonte AKSHI-n.
Pra, ky është suksesi që reklamonte me të gjithë propagandën e tij Edi Rama.
Paraqiste kriminelin Ermal Beqiri para personaliteteve më të larta të Evropës si historinë e tij të suksesit.
Një bandit, një kriminel, i cili u kap nga autoritetet franceze duke fluturuar në një zonë që për ata mund të ishte edhe për qëllime spiunazhi.
Dënoj këtë bashkëpunim të turpshëm të Edi Ramës me krimin.
Nuk ka dyshim se prokuroria dhe policia e shtetit, po të mos kishin marrë urdhër politik, do procedonin në kohën më të shkurtër për mandatet e arrestit ndërkombëtar.
Por ata nuk e bënin dot sepse AKSHI ishte prona private e Edi Ramës.
Këto janë përmasat e mafies më të rrezikshme në Evropë që kryesohet nga Edi Rama.
Gazeta RD