Juristi: Gonxhe, lëri kërcënimet! Bëj gati mbrojtjen se je për burg!

Nga Franc NURI
Jurist 

GONXHE, LËRI KËRCËNIMET! BËJ GATI MBROJTJEN PËR 4.3 MILIONË EUROT

Blendi Gonxhja nuk është as Ministër i Brendshëm, as Drejtor i Policisë dhe as drejtues i SHISH-it. Është akoma Ministër i Kulturës dhe Turizmit.

Është pikërisht ministri që gjeti “shpikjen” juridike për t’i kaluar 4.3 milionë euro me akt normativ nga fondi rezervë, sepse as ligji i turizmit dhe as ligji i kulturës nuk ia mundësonin ta bënte vetë.

4.3 milionë euro pa iu dridhur qerpiku. Për bileta falas për administratën dhe patronazhistët. Për të mbushur një stadium provizor, të ngritur në tokë private, pa transparencë të plotë se kujt i përket, pse u zgjodh pikërisht ai vend dhe kujt i shërbeu e gjithë kjo skemë.

Prandaj, lëri kërcënimet ndaj protestuesve!

Ata qytetarë që protestojnë prej 60 ditësh, nën vapën përvëluese, janë heronj. Janë qëndrestarë të jashtëzakonshëm të kauzës më të madhe sot: largimit të qeverisë më të korruptuar që Shqipëria ka pasur që nga pavarësia.

Mos u trego trim me qytetarët që kërkojnë llogari. Bëj gati mbrojtjen për në SPAK. Kallëzimi i Partisë Demokratike është depozituar prej dy javësh dhe çështja e 4.3 milionë eurove nuk është mbyllur.

Kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, çdo kontratë, çdo akt dhe çdo vendim i kësaj qeverie do të auditohet nga ekspertë vendas dhe të huaj.

Asgjë nuk do të harrohet.

Askush nuk do të fshihet pas karriges së pushtetit.

Dhe më e rëndësishmja: çdo qindarkë e shqiptarëve do të kërkohet deri në fund.

About Redaksia

Check Also

Këto kallëzime me prova, a janë fakte penale apo perceptime z. Braho?

Nga Adriana KALAJA (pjesa e dytë)……. Një përgjigje e pakërkuar, por e detyruar, pasi ndoqa …