Nga Adriana KALAJA
(pjesa e dytë)…….
Një përgjigje e pakërkuar, por e detyruar, pasi ndoqa me shumë interes intervistën e Nën Kryetares së Partisë Demokratike, Znj. Bajaziti, me gazetarin e admirueshëm, Adi Krasta.
Pyetjes së moderatorit fin se, kur do e çoni Kryeministrin Rama në SPAK, po zgjedh t`i përgjigjem unë, meqenëse jam marë personalisht me këto kallëzime, por edhe për faktin se znj. Bajaziti, me të drejtë nuk mund të ketë një informacion kaq shterues për një periudhë që nuk ka mbajtur këtë detyrë.
Për interes të publikut, por edhe që sufllaqexhinjtë apo Zeqineve & Sudeve që të jenë të qetë se, nuk kanë qenë mirë këto kohët e fundit 😉 lidhur me narrativën idjote dhe budallaqe si vetë ata, se jeni “njësoj” apo jeni “bashkë”, po ju kujtoj se çështjet që kam firmosur me dorën time dhe kam referuar në SPAK, kundra banditit Kryeministër janë:
6 kallëzime për çështjen e Teatrit Kombëtar;
2 Kallëzime për Portin e Durrësit (në përgatitje e treta);
1 Kallëzim penal për Lejet e Ndërtimit
1 Kallëzim për çështjen Becheti (në përgatitje e dyta);
1 kallëzim për çështjen e grabitjes së tokës në Surrel (bashkë me Lindën me 4 mbiemra, Olsin dhe Ëngjëll Agaçin);
1 kallëzim për çështjen te 5 Maji;
1 kallëzim për çështjen e zgjedhjeve 2023;
13 gjithsej deri tani (dhe 2 në përfundim)………..
Dhe, shuuuuuuuuuuuumë të tjera shumë shpejt.
Në këtë kuptim, se mbase nuk e kuptoj unë, jemi ne “bashkë” e “njësoj”, apo Gonja, Eskorta e mafiozes Yuri Kim dhe ata të “Bashkë”, që nuk kanë guxuar të denoncojnë dhe depozitojnë një kallëzim penal në SPAK?
Është Sali Berisha “bashkë” që nuk ka lënë aferë apo grup të strukturuar kriminal pa denoncuar, që e burgosi banditi Rama për 333 ditë dhe vijon me një proces politik fake, apo Luli që i mbylli çështjen e parave ruse në bashkëpunim me mafiozen Yuri Kim?
Jemi ne “bashkë” e “njësoj” apo sharlatanët histerikë që nuk guxonin të vinin 1 herë në 44 javë për të protestuar para Bashkisë Tiranë e nuk guxojnë të zënë me gojë emrin e një krimineli?
E fundit por jo për nga rëndësia, këto kallëzime me prova, a janë fakte penale apo perceptime z. Braho?
I kujtoj heronjve të fëmijëve të munguar të mafiozes Yuri Kim se, ne kemi parë dhe asgjë nuk harrojmë………
Deri në fund.
Ju e dini që unë e mbaj fjalën.
Kush e ka rradhën?
Të gjitha rrugët të çojnë në Kryeministri dhe në Surrel……
Së shpejti.

Gazeta RD