Edi Rama ka deklaruar edhe njëherë se nuk do të largohet nga karrigia e pushtetit, pavarësisht protestave dhe thirrjeve për dorëheqje, brenda dhe jashtë kufijve, prej gati dy muajsh.
Gjatë një takimi ku prezantoi aneksin e ri të dokumentit “Besa”, Rama u shpreh se largimi nga posti i kryeministrit vetëm për shkak të presionit të një pakice protestuese, siç e quan ai, do të ishte, sipas tij, braktisje e përgjegjësisë së marrë nga shumica e qytetarëve.
Duke iu referuar këngës së protestuesve “jep dorëheqjen”, Rama tha me arrogancë se kjo këngë jo vetëm që nuk e shqetëson, por madje i jep energji.
“Ajo këngë mua më pëlqen dhe më energjizon, aq shumë sa t’ju them të drejtën më gënjen mendja që mund të bëj një tjetër këngë me të. Por në çdo çast, përtej këngës, të largohesh nga detyra që na ka ngarkuar shumica, vetëm se një pakicë bërtet në kor. Nuk është as tipar udhëheqësi dhe as përgjegjshmëri institucionale dhe as modesti intelektuale, është vetëm braktisje e një përgjegjësie.
Edhe të largohesh sot nga vendi do të ishte një shpërfillje e pafalshme e një porosie të madhe kombëtare. Kush të dojë të këndojë. Misioni do vazhdojë. Kur të mbarojë, kur të çojmë flamurin tonë dhe Skënderbeun në BE.
Unë s’dua të humbas orën vendimtare të Shqipërisë në BE. Nëse nuk do të ishte agjenda e BE-së, do të tërhiqesha në katundin tim. Do isha tërhequr dhe nga kryesimi i Partisë Socialiste.”
Rama ka prezantuar në këtë takim edhe aneksin e ri të dokumentit “Besa”, i cili lidhet me reflektimin për lëvizjen në bulevardin e “Flamingove”, tha Rama.
Gazeta RD