Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se, projekti i Zvërnecit nuk është në përputhje me ligjin.
I ftuar në një intervistë në A2CNN, Berisha theksoi se në rastin e Zvërnecit është dhënë leje zhvillimi dhe ndërtimi, dhe kjo e fundit është anuluar me noter nga pronari.
Kreu i PD akuzon Ramën se ka vepruar sikur të bëhej fjalë për kopshtin e tij privat.
“Unë nuk mbështes asnjë projekt që nuk përputhet me ligjin. Në rastin e Zvërencit absolutisht s’është në përputhje me ligjin. Marr vesh unë pronën, shkon e i thotë pronari…Unë jam ish-kryeministër dhe s’mund të lëviz me emocione, unë gjykoj mbi bazë ligji. Thotë pronari: Pyete pak Ardit Bidon e kujt është toka. Ai kot nuk e tha. Ia tha Ramës. E ke në dialog me Ramën, se ky shkoi fshehtas aty dhe u taku. Ai i tha z.kryeministër pyet Ardit Bidon e kujt është toka. S’mund të bësh investim ti aty ku ka proces gjyqësor. Unë shoh që ky nuk kishte zbatuar asnjë ligj”, tha Berisha.
“Cilat janë ligjet? Ligji është ky: Në peizazh natyror të mbrojtur ligji kombëtar dhe ndërkombëtar përcakton, mund të mos investosh dot, por edhe mund të investosh. Nëse vendos të investosh do zbatosh 4 kushte europiane. Ky s’ka zbatuar asnjë ligj, por njësoj sikur të ishte në kopshtin e tij. Ky ka dhënë leje zhvillimi dhe leje ndërtimi, që ta dinë shqiptarët. Ka leje ndërtimi. Jo vetëm ka dhënë leje ndërtimi, por atë leje ndërtimi e ka anuluar me noter. Ka dhënë leje pa plotësuar asnjë kusht. E kam bërë publike pikë për pikë. Si e fsheh ti?! Ka dhënë në janar leje ndërtimi, dhe jo një, por dy leje. Ka kërkuar ndërtuesi t’i anulojë me noter. Projekti ka shkelur ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar”, vijoi ai.
Gazeta RD