Banorët e Dimalit kundër Ramës, peticion për rrëzimin e “Territoriales”

Pas protestave të zhvilluara në Klos dhe Polician, kundërshtimet ndaj Reformës së re Administrativo-Territoriale po përhapen edhe në Dimal, ku qytetarët kanë nisur reagimet kundër planit që parashikon heqjen e bashkisë së tyre nga harta administrative.

Banorët shprehen se shkrirja e Bashkisë Dimal do të dëmtonte përfaqësimin vendor dhe do të sillte përkeqësim të shërbimeve publike, duke krijuar një distancë më të madhe mes qytetarëve dhe institucioneve.

Në shenjë kundërshtimi, krahas reagimeve publike, qytetarët kanë nisur edhe firmosjen e një peticioni, përmes të cilit kërkojnë që Dimali të ruajë statusin e bashkisë dhe të vijojë të funksionojë si njësi e pavarur e qeverisjes vendore.

Reforma e propozuar nga mazhoranca ka nxitur reagime në disa bashki të vendit. Pas Klosit, Poliçanit, Maliqit, Libohovës dhe zonave të tjera, edhe në Dimal po shtohen zërat kundër reduktimit të numrit të bashkive, ndërsa banorët kërkojnë që identiteti dhe përfaqësimi i komuniteteve të mos preken nga ndryshimet e reja administrative.

About Redaksia

Check Also

Revolta e banorëve të Dimalit kundër shkrirjes së bashkisë: Mos e prekni qytetin e lashtë!

Reforma territorial e PS, që fshin nga harta e bashkive bashkinë e Dimalit, ka nxjerrë sot …