Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar ndaj reformës së re administrativo-territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, duke e cilësuar atë si një proces të njëanshëm dhe të dëmshëm për komunitetet lokale.
Në një konferencë për mediat, Berisha kritikoi edhe reformën e vitit 2014, duke e akuzuar qeverinë se ka sjellë shpopullim të zonave rurale, mungesë shërbimesh dhe dobësim të qeverisjes vendore.
Berisha tha se, antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi, 3.2 miliardë euro u vodhën për pllakat e qendrave të qyteteve.
Berisha: Reforma territoriale është një reformë e një rëndësie jetike për komunitetet lokale dhe shoqërinë shqiptare.
Antireforma territoriale e vitit 2014 u faktua në përfundimtare si një Levë Arkimedi për shpopullimin e Shqipërisë.
U faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme si një shtyllë kryesore e platformës së Vaso Çubrilloviçit për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre.
Cilido që lexon elaboratet e akademikut racist kriminel, ai në epiqendër të platformës së tij për shpopullimin, për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre në Kosovë, përcakton përkeqësimin e shërbimeve, mungesën e shërbimeve, mungesën e infrastrukturës, përkeqësimin e infrastrukturës dhe në këtë mënyrë vështirësimin maksimal të jetës së tyre aty ky janë.
Reforma që u përdor në vitin 2014, që solli nga 410 njësi vendore, bashki dhe komuna të marra së bashku, gjithsej 61 bashki apo njësi të qeverisjes vendore, ishte goditja më e rëndë që ajo që mund ta quajmë Shqipëria rurale, mori, dhe në tërësi Shqipëria, pasi pa Shqipëri rurale të zhvilluar nuk mund të ketë Shqipëri të zhvilluar.
Mbi 45 përqind e popullatës humbi shërbimet, humbi qeverisjen direkte me njerëz të zgjedhur prej saj.
Humbi të gjithë perspektivën e jetesës në komunat ku jetonin.
Koha për Shqipërinë rurale ndaloi.
Unë ftoj mediat të shkojnë në ish-komunën Shëngjergj, tani është fshati Shëngjergj, ishte një miku im, prandaj po ua them, çfarë i thanë: nga viti 2013 gjer sot, në këtë zonë nuk është investuar një qindarkë.
Por u them unë ju, se në atë zonë dhe përtej asaj zone, janë disa nga potencialet malore turistike më mahnitëse të vendit.
Por përtej Shëngjergjit, për të ecur përtej tyre, rruga është vështirësisht e kalueshme,
Shkoni në çdo komunë. Asnjë investim.
Shkoni në Baldushk, investimi i vetëm mashtrimi i Erion Veliajt, që ndërtoi muzeun që u gjet i mbushur me thasë dafine për të vjedhur 400 milionë lekë. Shkoni në Prezë, në Ndroq, jeta, koha ka ndaluar në raport me zhvillimin dhe atyre u mbetet vetëm largimi.
Koha është e pamëshirë, shërbime nuk kanë. Nuk u lehtësua tregu i tyre.
3.2 miliardë euro u vodhën në pllakat e qendrave të qyteteve.
Me 3.2 miliardë euro u ndërtuan në Shqipërinë rurale mbi 8mijë kilometra rruga, u ndërtuan dhe u rindërtuan mbi 1 mijë objekte arsimi, qendra shëndetësore. Që të gjitha janë me regjistër.
Në 14 vite, as më gishtërinjtë e duarve nuk numërohen.
Gazeta RD