Berisha tha se, banorët e Poliçanit u treguan patriotë të vërtetë, sShembulli i tyre duhet të frymëzojë edhe banorët e bashkive të tjera.
Berisha: Ndaj dhe sot jemi këtu për të paraqitur raportin dhe ndarjen territoriale që ka parashikuar grupi i punës së opozitës në parlament.
Dhe ky projekt do paraqitej sipas planit për diskutim me qytetarët, të cilët me gjithë diskutimet e bëra, do kishin të drejtë të argumentonin plotësisht korrigjime, të argumentonin plotësisht shtesa, të argumentonin plotësisht riformulime.
Por kjo nuk ndodhi sepse pabesisht, në mënyrë të njëanshme, Edi Rama u tërhoq me projektin e tij totalisht i platformës së Çubrilloviçit.
Do ta mbyll duke përshëndetur banorët e Poliçanit, u treguan patriotë të vërtetë, çfarëdo që ishin, pa parti, socialistë, demokratë.
Me mbrojtjen që i bënë bashkisë së tyre, ata mbrojnë një të drejtë, ata mbrojnë një qeverisje që i duhet Shqipërisë për zhvillimin e saj dhe ndalimin e shpopullimin.
Shembulli i banorëve të Poliçanit duhet të frymëzojë, dhe jam i sigurt që do frymëzojë, banorët e të gjitha komunave që Edi Rama me një të rënë të lapsit u bie kryq vetëm për qëllime të zeza elektorale dhe mafioze të pasurimit të tij për të centralizuar gjithçka sa më shumë në duart e tij.
Dhe ftoj të gjithë banorët e bashkive të tjera të ndjekin shembullin e tyre.
Por ftoj edhe të gjithë banorët e bashkive të parashikuara për t’u ngritur pas një studimi pas një studimi shumë serioz të ndjekin shembullin e tyre.
Nuk mundet më një tiran të marrë vendime të tilla që shkelmojnë interesat e të gjithë shqiptarëve.
Gazeta RD