Nga Platoni te betoni!

Nga Lutfi DERVISHI

Për dashurinë e madhe foli dikur Platoni,

Romeon e Zhuljetën Shekspiri la të ballkoni.

Ka dashuri me shikim të parë, me zjarr e emocion,

Por ne shpikëm më të fortën, dashurinë për beton.

Vendi do zhvilluar, gjelbërimi na pengon

Çdo hall, çdo telash, e zgjidhim me beton

Nëse të kalben eurot, ari s’të qetëson,

Hiqi nga dyshekët, parkoji në beton.

Të bezdis pallat i vjetër ngaqë ka ballkon?

Prishe menjëherë, mbille me beton.

Ke park fëmijësh a oborr që shkollën rrethon?

Rijetëzoji shpejt, zbukuroji me beton

Ke arë me ullinj, portokalle e limon?

Shkuli me rrënjë e degë, mbilli me beton.

Ke gjire ku shkon veç dallëndyshja e droni?

Shtroji shpejt një rrugë, që të mbërrijë betoni.

Ke lumë që prej shekujsh askush se pengon?

Sistemoje pak, vër një digë me beton

Ke flamingo e pelikanë që laguna i strehon?

S’ka për besë si avioni mbi një pistë me beton

Ke projekt- ide, ke destinacionin

Digje pylli sot dhe nesër sill betonin.

***

Platonin e lamë në libra, Shekspirin në sallon,

S’paska gjë më të shtrenjtë se dashuria për beton

About Redaksia

Check Also

Akrobacitë e shifrave ekonomike

Nga Luçiano BOÇI Ndërsa janë ndezuar alarmet për deindustrializimin e vendit qeveria ka nxituar ta …