Sot edhe diaspora në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme!

Lëvizja qytetare që prej disa javësh proteston përpara Kryeministrisë do të zhvillojë sot një protestë kombëtare, ku pritet t’u bashkohen edhe shqiptarë të diasporës.

Pas 62 ditësh protestash të njëpasnjëshme në Tiranë, organizatorët kanë bërë thirrje për një mobilizim sa më të gjerë, duke e cilësuar tubimin e sotëm si një moment të rëndësishëm të lëvizjes së tyre.

Në protestën e fundit u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Po ashtu, u njoftua se protesta e sotme do të ketë pjesëmarrje edhe nga diaspora shqiptare, e cila është organizuar përmes njoftimeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Protestuesit kanë ftuar qytetarët nga e gjithë Shqipëria, si dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, t’i bashkohen protestës në Bulevard, duke theksuar se dorëheqja e kryeministrit mbetet kërkesa kryesore dhe, sipas tyre, është e panegociueshme.

Gjatë tubimeve janë përcjellë edhe mesazhe që nxisin qytetarët të marrin pjesë në protestë, ndërsa organizatorët shprehen se pjesëmarrja e diasporës pritet t’i japë një dimension më të gjerë mobilizimit të sotëm.

About Redaksia

Check Also

“Lubia si gruaja e El Çapos”/ Berisha: Të dyja të sponsorizuara dhe të kuruara nga miliardat e krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook një reagim të një …