Berisha: Altin Troplinit i shtuam një mbiemër turpi, Altin “Aruba”!

Kryetari i PD, Sali Berisha pas daljes nga godina e SPAK bëri publik edhe mesazhin që kishte lënë në dokumentin e Prokurorisë së Posaçme.

Berisha tha se, Altin Troplinit i shtuam një mbiemër turpi, Altin Aruba, sepse mban sekret emrat organizatorëve kryesorë të takimit të Arubës

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare.

Ky është dokumenti që i lashë Altin Troplinit, duke i shtuar dhe një mbiemër turpi, Altin Aruba, Troplini, Gjoka, Hajri e të tjerë, e të tjerë.

Pse i shtohet Aruba? I shtohet Aruba sepse dosja Aruba është dëshmia më flagrante e bashkëveprimit, konglomeratit qeveri-trafikant-biznes.

Janë bërë publikë emrat e trafikantëve, janë bërë publikë emrat e biznesmenëve, mbahen sekret emrat e organizatorëve kryesorë të takimit të Arubës dhe këtë sekret e mban Altin Troplini për llogari të Edi Ramës.

Ndaj dhe sot vendosa që t’ia shtoj dhe një mbiemër për t’ia nxirë dhe më shumë emrin seç e ka të nxirë.

Altin Aruba, Troplini, Gjoka dhe Hajri, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, bashkëpunëtorit të Arubës, Irenës me pesë mbiemra, vrasësit serial Hajri e të tjerë e të tjerë, drejtësia vonon por nuk harron.

About Redaksia

Check Also

Lubonja ngre alarmin: Ka projekte për të sjellë 100 mijë emigrantë nga Bangladeshi e India

Analisti Fatos Lubonja ka ngritur alarmin për shpopullimin në Shqipëri. Ai e ka lidhur këtë …