Berisha: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, por Edi Rama e konsideron atë njësoj si SPAK-un, si seksion të PS

Pyetje: Zoti Berisha, ditën e sotme ka patur një reagim nga shoqatat e unioneve të gjyqtarëve të Republikës, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës në lidhje me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për interesat e tyre që nuk po zbatohen. Ata bëjnë apel dhe ftojnë gjithë institucionet në zbatimin e procesit, të vendimit. Përpara, çfarë mendoni ju, a duhet ta respektojnë?

Sali Berisha: Mendoj që vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen si domosdoshmëri, si detyrim më madhor ligjor në funksionimin e shtetit ligjor.
Por vetë Gjykata është sjellë në mënyrën jo serioze ndaj vetes dhe Edi Rama e konsideron atë njëlloj si SPAK-un, një seksion të Partisë Socialiste.
Sigurisht që vendimet e Gjykatës Kushtetuese detyrimisht duhet të zbatohen. Ky është qëndrimi im.

About Redaksia

Check Also

Balluku ka një tjetër vepër penale të regjistruar/ Gazetarja: Do të bjerë bashkë me Ramën

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi çështjen e Ballukut dhe …