Skandali/ SPAK po pret që Balluku të mbetet shtatzënë që të mos e arrestojë

SPAK nuk e arreston Ballukun. E ka marrë të pandehur edhe për 7 lotet e tjera të Unazës së Madhe, por nuk e arreston. Rama i ka kërkuar SPAK që të mos bëjë asnjë lëvizje deri në shtator në lidhje me kërkesën e re për arrestimin e Ballukut. Kjo deklaratë e bërë në Parlament nga Bardhi nuk është mohuar dhe përgënjështruar nga SPAK.

Arsyeja është e thjeshtë. SPAK po pret që Balluku të mbetet shtatzënë që të mos e arrestojë. Një skandal I padëgjuar që e bën SPAK një institucion qesharak. Për më shumë SPAK deklaron se ka zgjatur hetimet edhe për 3 muaj për Ballukun duke I lënë kohë asaj që të mbetet shtatzënë.

Reagimi i Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ironizuar me hetimet e SPAK. Gjatë deklaratës për mediat ditën e sotme ai tha se, “punime intensive në SPAK, për të ndërtuar një mini-maternitet ku ministre e ish-ministre po përdorin shenjtërinë e fëmijës për të shpëtuar nga krimet”.

“Çfarë pashë aty? Ua njoftova dhe disa ditë më parë. Punime intensive, po ndërtonin një mini-maternitet. Dhe kishin sjellë aty, përveç të gjitha mjeteve që duhen për obstetrikën, edhe inkubatorë për bebet.

Kishin shkruar një listë me emra, për të zgjedhur emrin. Prit, prit se kjo është më interesante.

Po të lindë vajzë, do ta quajnë Skapica, ose Spakica.

Po të lindë djalë, Spakic. Spaku.

Me një fjalë, edhe lista e emrave është bërë gati aty për ato që do të quhen ‘bebe të SPAK-ut’. Por, kjo është sigurisht një tallje. Një tallje, por ka një anë më të paimagjinueshme. Se si ministrat, gjasme zyrtarët e qeverisë, përdorin edhe fëmijësinë, shenjtërinë e fëmijësisë, për të shpëtuar nga krimet për të cilat duhet të digjeshin në ferr për vjedhjet që kanë bërë.

Pra, në qoftë se kjo vazhdon këtë hesap, Shqipëria do të bëhet vendi më i turpëruar në botë. Sepse në këtë mënyrë turpërohet fëmijësia, më e shenjta.”

Pyetje: Zoti Berisha, keni një rast konkret?

Sali Berisha: Po rast konkret, po nuk ishte Veliaj?

Pyetje: Kush tjetër?

Sali Berisha: Veliaj, po ajo u hap shtegu, flitet, flitet për disa. Flitet për disa, po unë nuk jam mjeku i tyre dhe nuk mund t’i bëj publike emrat e tyre, pse t’i flasim. Po flitet për disa ministre, ish-ministre a deputete, me radhë. Kjo flitet për epidemi. Epidemi.

Pyetje: Pra sipas jush po përdoret shtatzënia për të shpëtuar nga burgu?

Sali Berisha: Tërësisht. Përdorin, edhe një herë, ligjin e shenjtë të fëmijësisë dhe të natyrës, kundër ligjit të shoqërisë. Për t’iu kundërvënë ligjit, Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal. Kjo është qeveria e Edi Ramës. E dënoj me forcën më të madhe.

About Krye Redaktor

Check Also

Aferë korruptive/ Denoncimi i Tabakut: Si qeveria mori pronën e familjes Dervishi për fabrikën e armëve

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka vizituar sot zonën e Babrrusë në Tiranë, ku është …