Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kash, në Ballsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar banesat e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, deri më tani janë djegur dy banesa, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive dhe rrezikojnë të përhapen edhe drejt shtëpive të tjera.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në zonën e banuar.
Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur shkakun e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka raportime për persona të lënduar.
Situata mbetet problematike dhe ekipet e emergjencës vijojnë operacionin për izolimin e vatrës së zjarrit.
Zjarr i madh në Hekal të Gjirokastrës, flakët përfshijnë mbi 10 hektarë ullishte
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Hekal, pranë vendit të quajtur “Qafa e Vidhit”.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe prej mbi 10 hektarësh me ullishte dhe shkurre.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të zjarrit.
Gazeta RD