Dita e 67-të e protestës/ Populli në rrugë, pushteti në jaht!

Në ditën e 67-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhe të reja përmes pankartave të vendosura përpara Kryeministrisë, ku në fokus ishte kryeministri Edi Rama.

Një prej pankartave më të spikatura mbante mbishkrimin “POPULLI NË RRUGË. PUSHTETI NË JAHT”, e shoqëruar me një fotografi të kryeministrit gjatë pushimeve në Dhërmi, referuar videos së publikuar një ditë më parë ku ai shfaqej duke lundruar me një skaf. Krahas saj ishte vendosur edhe një foto e protestuesve të mbledhur prej 67 ditësh përpara godinës së Kryeministrisë.

Një tjetër pankartë përsëriste të njëjtin mesazh me shkrimin: “REALITETI NUK FSHIHET ME FOTO. POPULLI NË RRUGË. PUSHTETI NË JAHT”, duke ironizuar publikimet e kryeministrit gjatë pushimeve.

Mes mesazheve të ekspozuara ishte edhe pankarta “67. ÇDO DITË KA RËNDËSI”, me të cilën protestuesit theksuan vazhdimësinë e tubimeve dhe angazhimin për të vijuar protestat.

r

protesta 67 (1)protesta 67 (4)

About Redaksia

Check Also

“El País”: Dështon pakti Rama-Meloni për emigrantët, 138 milion euro për një qendër bosh

Qendra e emigrantëve e ngritur nga Italia në Gjadër të Lezhës vijon të jetë në …