U emërua nga Balluku/ Drejtori i Portit të Durrësit nën hetim nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Aliu, i cili aktualisht është Drejtor i Portit të Durrësit, I emëruar rreth një vit më parë nga ish-zv.kryeministrja dhe ish ministrija e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është paraqitur bashkë me avokatin e tij.

Referuar mediave në Kosovë, Liburn Aliu po merret në pyetje në lidhje me një rast të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte ministër në Qeverinë Kurti, pozitë të cilën e mbajti deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqje.

About Redaksia

Check Also

Kush do t’i fikë zjarret?! Qeveria kujtohet kur shtëpitë dhe pyjet janë janë shkrumbuar

Zjarri është gjithmonë më i shpejtë se burokracia. Nëse institucionet vazhdojnë të reagojnë vetëm pasi …