Nga Petrit VASILI
Rama dha 4.2 milionë euro për biletat e Kanye West, me të cilat mund të bliheshin tre avionë kundër zjarrit!
Mallakastra, Libohova dhe Delvina të përfshira nga zjarret, që qeveria do që t’i shuajë me lopata, sepse nuk ka blerë asnjë avion kundër zjarrit.
Rama dha plot 4.2 milionë euro për të blerë bileta për koncertin e Kanye West, që nuk i blinte njeri.
Siç e shihni në video, kanë gënjyer me vite me radhë se gjoja do të blinin avionë kundër zjarrit, të cilët nuk i blenë kurrë.
Nëse hyjmë në faqen zyrtare të kompanisë, e cila prodhon këta lloj avionësh dhe është kompani amerikane, konstatojmë se një avion i tillë AT-802A, i ri, i porsadalë nga fabrika, me zero orë fluturimi, kushton 1.5 milionë euro.
Pra, me lekët e biletave të Kanye West mund të ishin blerë tre avionë kundër zjarrit.
Po t’u shtonim edhe 4 milionë euro të instalacionit prej druri brenda me Kryeministri, do të kishim të paktën pesë avionë kundër zjarrit, duke përdorur vetëm paratë që shpërdoron Rama për gomarllëqet e tij.
Po si ka mundësi që Mali i Zi, me sipërfaqe rreth 13 mijë km², pra më pak se gjysma e Shqipërisë, ka katër avionë?
Ndërsa Maqedonia ka një territor prej 25,713 km², gati sa Shqipëria, dhe ka tre avionë.
Po për Ramën, populli le të digjet; ai krihet me Kanye West.
Gazeta RD