Goja e Fasadës

Nga Elona CASLLI

Në pamje të parë duket një grua që merret veçse me ekspozita arti.
Në pamje të parë duket një grua që mban një distancë të shëndetshme nga aktiviteti partiak i të shoqit. Gjendet pranë tij vetëm në ditën e parë të vitit, për t’u uruar shqiptarëve një vit të mbarë.
Në pamje të parë, nuk harron kurrë të përdorë si pasaportë pemën familjare, si alibi të besueshme që një bijë e lindur prej artit tek arti do të shkojë.
Në pamje e në lexim të parë, nuk harron të nënvizojë faktin se është diplomuar në Oksident si për të përligjur një lloj epërsie ndaj veseve që padrejtësisht i vesh opinioni publik.
Në pamje e në lexim të parë, orvatet dëshpërimisht t’ia mbushë mendjen opinionit publik se punon 12 orë në ditë dhe se pseudoakuzat karshi saj, janë thjesht produkt i disa mendjeve të pagdhendura që i përkasin një mjedisi të sëmurë.
Në pamje e në lexim të parë, ke të bësh me një fasadë verbuese nga shkëlqimi që bie sa hap e mbyll sytë dhe kupton menjëherë se zhvatja e shumave marramendëse të parave nga taksat e shqiptarëve, është bërë pikërisht për të ndërtuar imazhin e një gruaje që nuk mundi kurrë të jetë ajo çka dëshironte të ishte.
E teksa përballesh me rrëzimin e fasadës dhe lexon rrjetin e korrupsionit të pemës familjare Xoxa, ndërmend pashmangshmërisht të vjen rrëfimi i një stomatologu vite më parë…
“Ka disa pacientë, që kur vijnë të mjekojnë dhëmbët, të thonë: Më mjeko vetëm dhëmbët e parë se ata të tjerët nuk duken.”
Post Scriptum- Goja e fasadës mjekon vetëm dhëmbët e parë se këta dhëmbë duken, ndërkohë që dhëmballët brenda gojës janë për t’u shkulur me rrënjë nga prishja.
Elona Caslli Goja e Fasadës

Mund të jetë një imazh bardhezi i një ose më shumë persona, flokë bjonde dhe njerëz duke buzëqeshur

About Redaksia

Check Also

Gjykata Kushtetuese na katandisi te Besa

Nga Lutfi DERVISHI Nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të linte në fuqi, amendamentet e ligjit …