Ky është turizmi i një qeverisjeje që vazhdon të mbajë peng një vend të tërë!

Greta Bardeli Gjoni

Shërbimet shëndetësore në zonat turistike reduktohen në një dhomë me një mjek, pa asnjë aparaturë apo teknologji shëndetësore. Spitalet në bashkitë e zonave me fluks masiv turistik janë pa aparaturat e nevojshme për përballimin e situatave emergjente. Rrugët drejt spitaleve rajonale, në kushtet e trafikut, përbëjnë një skandal të vërtetë dhe një fat të keq për çdo turist që përballet me probleme shëndetësore.

Ndërkohë, pistat e helikopterëve janë ndërtuar me paratë publike jo pranë spitaleve bashkiake në këto zona, por vetëm pranë resorteve luksoze të oligarkisë së korruptuar.

Ky është turizmi i një qeverisjeje që jo vetëm nuk ka kryer detyrën e saj, por, për më tepër, vazhdon të mbajë peng një vend të tërë me paaftësinë e vet.

About Redaksia

Check Also

Si e shëmtuan parkun e Butrintit/ Berisha publikon pamjet: Rama dhe qeveria e tij organizatë kriminale!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar pamjet e ndërtimit që po bëhet në ish-zonën …