Vangjeli: Të anulohet tenderi 15 mln euro për avionët e zjarreve, u fitua nga kompani e dënuar për korrupsion! SPAK të hetojë

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Publikimi në media i dokumenteve dhe informacioneve mbi tenderin prej 15 milionë eurosh për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve edhe njëherë tjetër tregon si Qeveria e Edi Ramës administron sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare dhe si menaxhon paratë e shqiptarëve.

Sipas medias Ministria e Mbrojtjes ka shpallur fituese kompaninë Air Tractor Europe S.L., e cila është përfshirë në vendime gjyqësore në Spanjë që lidhen me manipulimin e tenderëve, dhe korrupsionin në sektorin e avionëve të shuarjes së zjarreve.

Vendimet e autoriteteve gjyqësore spanjolle, përveç dëmit korruptiv të paktën 150 milion euro, së bashku me vendimin e gjykatës supreme në Greqi në 2024, pengojnë kompaninë të marrë pjesë në procedura të prokurimit publik në vendet e Bashkimit Europian.

Në fakt edhe legjislacioni shqiptar përmban të njëjtat klauzola penalitetesh:

1. Bazuar në ligjin 36/2020 Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, neni 38/1, AK skualifikon çdo operator kur ka të dhëna se ai është ose ka qenë i dënuar me vendim penal të formës së prerë për një sërë veprash penale përfshirë falsifikim, korrupsion; mashtrim etj.

2. DST në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë , në shtojcën 10, për tu plotësuar nga OE pjesëmarrës dhe për tu dorëzuar pranë AK kërkon që ofetuesi nën përgjegjësinë e tij të plotë të vetëdeklarojë se nuk është dënuar për asnjë nga veprat penale të parashikuara në nenin 38/1 të Ligjit Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë .

Në këto kushte Partia Demokratike kërkon anulimin e menjëhershëm të procedurës dhe nisjen e hetimeve të thelluara nga SPAK për të penalizuar përgjegjësit.

About Redaksia

Check Also

Terrori policor ndaj protestuesve, një person përfundon pa ndjenja te sheshi “Skëndërbej”

Një person ka mbetur pa ndjenja në sheshin Skënderbej gjatë ndërhyrjes së dhunshme të policisë …