Shqipëria në flakë, 30 vatra zjarri në 24 orë

Asgjë e re nga vera shqiptare: temperaturat rriten, vatrat e zjarrit shumohen dhe bilancet ditore të Ministrisë së Mbrojtjes bëhen pjesë e rutinës.

Edhe këtë herë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 vatra zjarri, ndërsa 8 prej tyre vijojnë të jenë aktive në disa qarqe të vendit.

Autoritetet bëjnë me dije se operacionet për shuarjen e flakëve po vijojnë në Dajt, Priskë, Çakallesh, Mallakastër, Elbasan dhe Berat, me angazhimin e qindra forcave, mjeteve zjarrfikëse, helikopterëve dhe avionit “Air Tractor”.

Konkertisht

Në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë dhe Çakallesh gjithashtu vijojnë operacionet, pa rrezik për komunitetin.

Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, bashkia Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Kostren 2, bashkia Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse.

 

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Përjashtimi i KAYO-s nga TVSH, një tjetër skemë privilegjesh me adresë!

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka kundërshtuar vendimin …