Protesta kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 72-të, ndërsa qytetarë janë mbledhur në shesh për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisjes.
“Unë vij në protestë sepse kjo protestë lindi mes popullit. Ne duam ndryshimin dhe 5 pikat duhet të zgjerohen më tej. Ky nuk është shtet, është diktaturë, që nga koha e Enver Hoxhës deri më sot. Duhet të vijë diaspora dhe të mos e shuajmë zjarrin e kësaj protestë. Ky ditët i ka të numëruara”, tha qytetari.
Po ashtu protestuesi i bëri thirrje atyre njësive bashkiake që parashikohen të shkrihen nga reforma territoriale, që të ndjekin shembullin e Poliçani dhe të djegin teserat e PS.
“Njësitë bashkiake të marrin shembullin e Poliçanit dhe të grisin teserat e PS”, tha ai.

Gazeta RD