Berisha reagon ndaj Vuçiç: Do t’ju shterojë ujin! Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se do të shterojë ujin ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Sipas liderit të demokratëve, Vuçiçi është ‘padroni i Edi Ramës’ dhe deklaratat e tij përbëjnë një sinjal alarmi për Kosovën dhe të gjithë rajonin.

Kryetari i PD-së Sali Berisha e cilëson deklaratën si një ‘kërcënim të hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik’, ndërsa akuzon Vuçiçin për një politikë të drejtuar nga urrejtja ndaj shqiptarëve.

Reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha

Do t’ju shterojë ujin!

Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ky kërcënim i hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik dëshmon dhe një herë se Presidenti i Serbomadhisë Vuçiç me imagjinatën e tij të sëmurë është i aftë që në një urrejtje të pakufishme ndaj shqiptarëve të planifikojë përdorimin edhe të etjes si armë genocidale ndaj etnisë së tyre dhe vendit fqinj.

Partia Demokratike dënon me forcë një kërcënim të tillë si akt destabilizues për paqen dhe stabilitetin në rajon.

About Redaksia

Check Also

Deputetja e larguar nga PS: U kujdesët për “Paketën e Maleve”, por po digjet pasuria e vendit!

Deputetja e larguar tashmë nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku ka reaguar lidhur me …