Rama, 3.1 milionë euro për mikun izraelit në kulmin e zjarreve/ Këlliçi: Askush nuk di ku shkojnë paratë!

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me një pagesë prej 3.1 milionë eurosh për biznesmenin izraelit Ron Yefet.

Në një postim në Facebook, Këlliçi thekson se pagesa është bërë në një kohë kur vendi po përballet me emergjencën e zjarreve.

Këlliçi pretendon se këto fonde lidhen me blerjen e mjeteve për ushtrinë, por ngre pikëpyetje mbi destinacionin dhe përdorimin e tyre. Në reagimin e tij, ai akuzon Ramën për keqadministrim të buxhetit të shtetit dhe favorizim të personave të afërt, duke kërkuar transparencë mbi këto transaksione.

Reagimi

Në kulmin e emergjencës së zjarreve në vend, tre gjëra ka bërë Edi Rama. Improvizon një zënkë gjasme me Vuçiçin, darkon me Alex Sorosin dhe i kalon në llogari 3.1 milionë euro mikut të tij, Ron Yefet.

Kjo është në fakt pagesa mujore që Kryeministri i jep mikut të tij izraelit prej 8 muajsh. Ron Yefet për shkak të raportit të ngushtë që ka me Edi Ramën, sapo e krijoi kompaninë një vit më parë, korri sukses financiar të paimagjinueshëm.

Ron Yefet e ka tregtuar miqësinë me Edi Ramën edhe në raporte me të tretë. Në një gjyq në Majami ku është akuzuar për mashtrim, pala paditëse thotë se ky spekullant për t’i mbushur mendjen e për ta joshur, i tregoi kontaktin e ngushtë që kishte me Kryeministrin e Shqipërisë dhe po ashtu i tregoi se si i hapeshin dyert kudo në Tiranë.

Këto para që Edi Rama i jep bujarisht çdo muaj, supozohet se shkojnë për mjete për ushtrinë. Por askush nuk di asgjë se me të vërtetë ku shkojnë dhe çfarë blihet.

Ajo që dihet është se sikurse në raste të tjera, kemi një tjetër konfirmim të trajtimit të buxhetit dhe të shtetit si të ishte personal, ku miqtë dhe klientët e Edi Ramës përfitojnë miliona pa u lodhur.

Image

About Redaksia

Check Also

Ku është Saranda e “mirëmenaxhuar” për të cilën flet Gonxhja?!

Nga Ina ZHUPA Do donin edhe qytetarët e Sarandës ta shikonin këtë “mirëmenaxhim” dhe turistët …