Zhvatja e 9 mijë metrave tokë në Surrel nga Rama dhe vendimi i “Sokolëve të Partisë”

Adriana KALAJA

Pa u harruar shija e keqe që la Kryetari i GJL Sokol Sadushi, në rolin e lolos së KM, vjen vendimi i “Sokolëve të partisë”, që amnistojnë grabitjen e 9 mijë m2 tokë në Surrel, nga familja kryeministrore.

Vendimi i GJL (Nr. 00-2026- 486 datë 28.04.2026), ku treshja e gjyqtarëve, ushtarët e pushtetit Sokol Binaj, Ilir Panda dhe Sandër Simonit, nuk pranojnë rekursin e bërë lidhur më këtë çështje të rëndë penale,është goditja e rradhës ndaj Shtetit Ligjor të së Drejtës.

Historia fillon më 9 shtator 2024, kur nga ne është kallëzuar në SPAK, Edi Rama, Lindita Rama, Olsi Rama etj., si dhe çdo person të paidentifikuar nga ana e kallëzueses, por që do të rezultojë pas hetimeve si i përfshirë në veprime apo mosveprime të kundraligjshme lidhur me këtë kallëzim penal, për konsumim të veprave penale sipas objektit të kallëzimit penal (“Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal; “Organizata kriminale”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal; të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.).

Në kohë rekord, dy ditë më pas, më 11 shtator 2024, këtë kallëzim penal, shërbëtori tjetër i KM Altin Dumani, e kalon për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, duke shkelur K. Pr. Penale lidhur me kompetencën lëndore (neni 75/a), ndërkohë që hetonte për ish Presidentin dhe ish Kryeministrin z. Sali Berisha.

Bazuar në këtë ankimim, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (me vendimin nr. 1937 Regj. Them. datë 20.02.2025), ka vendosur:Të deklarojë moskompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për gjykimin e kërkesës penale me Nr. 1937 datë 14.01.2025 dhe dërgimin e akteve Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si Gjykata kompetente.

Në kundërshtim me ligjin dhe vetë vendimarjen kundër z. Berisha, Irena me disa mbiemra, datëlindje dhe pashaporta ka vendosur Ngritjen e mosmarrëveshjes në Gjykatën e Lartë, gjykatë e cila (me vendimin nr. 00-2025-845 datë 22.05.2025) ka vendosur si gjykatë kompetente për gjykimin e çështje, Gjykatën e Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Por urdhëri politik ishte dhënë që kjo çështje të mbyllje përgjithmonë dhe në favor të familjes kryeministrore, ndaj dhe nënkryetari i kësaj gjykate, nuk “pranoi dorëheqjen” e gjyqtares, por as edhe kolegia e saj përjashtimin e kërkuar prej nesh (ndryshe nga sa vendosën në korrik të këtij viti në çështjen me kërkues Carlo Bolino kundër Belind Këlliçi Jamarbër Malltezi, e që çuditërisht kishte rënë te e njëjta gjyqtare), dhe duke vendosur (vendimi nr. 171 datë 14.07.2025): Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të vendimit për mosfillimin e procedimit penal, datë 02.12.2024, lidhur me kallëzimin penal nr. 12614, datë 27.09.2024 të prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e kallëzimit penal të shtetases Adriana Kalaja për disponim në prokurorinë kompetente, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendim i cili në kundërshtim me ligjin dhe provat, si dhe me urdhër politik lihet në fuqi nga GJKKO e Apelit, (vendimi nr. 215 (87-2025-338), datë 01.10.2025).

Ndaj këtij vendimi antiligjor, që bie në kundërshtim me gjithë praktikën e konsoliduar gjyqësore, ushtruam të drejtën e rekursit, por edhe në këtë rast, ‘Sokolët e Sadushët e partisë’ nuk zhgënjyen.

A mund të gjykojë një çështje një gjyqtar, kur pala kallëzuese është edhe kallëzues i saj (rasti i Irenës me disa mbiemra, datëlindje dhe pashaporta), dhe Sokolët apo sadushët e partisë nuk e quajnë shkelje proceduriale?

A mund të vendosë datën e kallëzimit gjykata apo ajo është atribut vetëm i faktit se kur është bërë kallëzimi nga kallëzuesi?

A nuk është shkelje proceduriale që meret data e kallëzimit data e vendimit nga Irena me disa mbiemra, datëlindje dhe pashaporta?

A nuk është shkelje proceduriale që vendimi i mosfillimit nga SPAK meret tej afatit ligjor të parashikuar nga ligji (15 ditë sipas nenit 290 i K. Pr. P.), por bazuar ne vendimarrjen e Irenës me disa mbiemra, datëlindje dhe pashaporta dhe se a do pranohej rekursi nëse do ishet jashtë afateve (ashtu si vendimi i mosfillimit)?

Dhe, më e rëndësishme në të gjithë këtë është fakti se këta 3 (tre) gjyqtarë, janë kallëzuar penalisht nga PD (sipas përket procedimit penal Nr.170 datë 04.09.2024), dhe në referim të neneve 15 e vijues të K. Pr. P., duhet të jepnin dorëheqjen,

A mund të gjykojë një çështje një gjyqtar (gjyqtarët e GJL), kur pala rekursuese është edhe kallëzues i tij?

Pra këta 3 gjyqtarë, jo vetëm nuk kanë konstatuar konfliktin e interesit të Irenës me shumë mbiemra, datëlindje dhe pashaporta, NUK DUHET TË MERNIN PJESË AS VETË NË KËTË ÇËSHTJE PASI JANË SUBJEKTE TË KALLËZUAR NGA PD.

Ka shumë pyetje dhe dilemma kur shihen këto vendime arbitrare, të pabazuara në ligj e në prova por mbi të gjitha në Kushtetutë, por PD garanton se këtyre pyetjeve, do i jepet përgjigje vetëm me një reformim parimor, të drejtë e kushtetues të Sistemit të Drejtësisë, ku të gjithë pushtetet të jenë funksionale në korsinë e tyre të pavarësisë, kur të funksionojë brenda parametrave të ligjit e Kushtetutës, Shteti Ligjor i së Drejtës.

Deri atëhere, PD do vijojë luftën e saj për rikthimin e Shtetit Ligjor të së Drejtës në stadin që meritojnë qytetarët shqiptarë.

About Krye Redaktor

Check Also

Rreth debatit për Vlorën!

Ylli ASLLANI Para opinionit dhe këshilltarëve vlonjatë të bashkisë, në një mënyrë apo një tjetër …