Nga Iva V.GRILLO
“Back to basics” është një shprehje që nënkupton kthimin në gjërat më thelbësore, principet dhe detyrat më të rëndësishme.
Në kuptimin figurativ ndonjëherë përdoret edhe për të dhënë mesazhin e kthimit në realitet, me këmbë në tokë.
Pas gati tre muajsh protestash qytetare të nisura nga revolta popullore ndaj regjimit antidemokratik e antikombëtar të qeverisë Rama, duke parë me vëmendje gjithë dinamikat, përplasjet e interesave të ndryshme dhe aspiratat e synimet e qytetarëve, duket se mesazhi e kërkesat më të sinqerta të kësaj proteste janë ato të artikuluara bukur e qartë që në ditët e saj të para.
Gjatë javëve në vazhdim ka pasur plot shtesa, “variacione”, interpretime ideologjike, ndërhyrje oportuniste, komplikime e delire.
Por kërkesat kryesore të orëve të para mbeten më racionalet, realistet dhe përbashkueset.
Është koha që “variacioneve”, persiatjeve e qasjeve oportuniste që kanë krijuar edhe përçarje e kakofoni t’i jepet fundi, duke u kthyer tek “basics” apo klithma bazë që doli nga revolta qytetare që në fillim.
Nuk bën keq t’i kujtojmë:
1. Dorëheqje e panegociueshme e Kryeministrit Rama
2. Qeveri Teknike me mandat të paktën 1 vjeçar
3. Rishikim i Kodit Zgjedhor
4. Kufizim mandatesh për Kryeministrin, jo më shumë se dy mandate rresht
5. Anullim/Shfuqizim i ligjeve:
Përsa i përket popullaritetit të ideologjive të majta, të djathta apo të qendrës, atë ka vetëm një mënyrë të ndershme që e teston: vota e lirë, pas mandatit të qeverisë teknike/kujdestare e cila do të duhet të kujdeset për çmontimin e lidhjeve të shtetit me krimin e mafian dhe përgatitjen për zgjedhje të drejta e të lira. Më pas secili tregon e konkuron me ngjyrat e veta.
Ndaj, është mirë që para se të bëjmë tifo për çdo lloj ideologjie apo për interesa meskine politike, të kujtohemi se detyra bazë dhe më urgjente për çdo qytetar të mirë është largimi i menjëhershëm i Kryeministrit më të korruptuar në histori: Rama.
Të tjerat vijnë më pas…
Gazeta RD