Qytetari, “pakoja postale” e Ramës

Nga Luçiano BOÇI

Pas 13 vitesh në pushtet, Ramës iu deshën gjashtë orë mbledhje për të zbuluar se ekziston edhe qytetari!
Në fakt, qytetarin Rama e ka dëbuar prej kohësh nga institucionet.
Në vend të tij ka futur patronazhistin, militantin dhe sekserin.
Qytetari shfaqet vetëm ditën e zgjedhjeve; më pas trajtohet pikërisht si “pako postale”, sorollatet nga një sportel te tjetri, humbet rrugës dhe, në fund, i kthehet mbrapsht halli pa zgjidhje.
Shqiptarët nuk kanë nevojë të “ndihen të pranishëm” në institucione. Kanë të drejtë të zotërojnë institucione që u shërbejnë pa teserë partie, pa mik, pa ryshfet dhe pa ndërmjetës.
Rama nuk po reformon shtetin. Po përpiqet t’i ndërrojë ambalazhin shtetit-parti që ndërtoi vetë.
Por Shqipërisë nuk i duhet më një postier propagande.
I duhet çlirimi i institucioneve nga Fama dhe pushteti që i ka uzurpuar!

About Redaksia

Check Also

“Back to basics”…

Nga Iva V.GRILLO “Back to basics” është një shprehje që nënkupton kthimin në gjërat më …