Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të platformës së re “Pasqyrë Albania”.
Në një deklaratë, deputetja demokrate e cilëson nismën si një tjetër formë të propagandës së qeverisë, duke argumentuar se ndryshimi i emrit nuk mund të mbulojë, sipas saj, dështimet e pushtetit.
Zhupa sjell në vëmendje platformat e mëparshme të qeverisë, duke përmendur “Bashkëqeverisjen” dhe “Shqipërinë që duam”, ndërsa shprehet se “Pasqyra e Shqipërisë” është një tjetër version i së njëjtës propagandë.
Edi Rama po riciklon edhe një herë vetveten, por tashmë është bërë i pariciklueshëm.
Kur një pushtet ka konsumuar çdo premtim, çdo slogan dhe çdo gjetje propagandistike, ndryshimi i emrit të platformës nuk e bën të re. Shqipëria e ka parë këtë film më parë dhe shqiptarët nuk mashtrohen më nga paketimi i vjetër me emër të ri. Në 2017 ishte bashkëqeverisje, Shqipëria që duam, tashmë është Pasqyra e Shqipërisë. Është vetëm versione të ripërpunuara të propagandës së vjetër.
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje te lira. Dhe këtë nuk e ndryshon dot asnjë platformë e re, asnjë emër i ri dhe asnjë pasqyrë e sajuar për t’i ikur realitetit.
Gazeta RD