Berisha: Agasi koordinonte Ramën me kartelet e drogës! A ishte ky një arrestim i vërtetë?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përmes një stazusi në rrjetet sociale, pas arrestimit të Ergys Agasit, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndalimit të tij pranë vilës, në shoqërinë e Uljan Shpatarakut.

Berisha e cilëson Agasin “koordinator të plotfuqishëm të Edi Ramës me organizatat kriminale” dhe ngre dyshime nëse arrestimi ishte “i vërtetë apo një dorëzim me kushte”.

Kryedemokrati kërkon gjithashtu monitorim ndërkombëtar të procesit gjyqësor ndaj Agasit.

Reagimi i plotë

Arrestohet Ergys Agasi, koordinatori i Padrinos me krimin

Të nderuar miq,

Arrestimi i Ergys Agasit afër vilës së tij, në shoqërinë e ushtarit famëkeq të karteleve Uljan Shpataraku, ndonëse është një akt për t’u përshëndetur, ngre një sërë pikëpyetjesh:

Së pari, a ishte ky një arrestim i vërtetë apo një dorëzim me kushte? Kjo pyetje lind sepse ai çdo natë ka fjetur kryesisht aty në shtëpinë e tij (dhe sipas rastit në Manzë), e përsëri askush nuk kujtohej se ai ishte në kërkim.

Së dyti, a është ky një akt i Lubisë për të futur në qerthull jo vetëm Ramën (të cilin e ka), por edhe Lindën, patronazhisten e AKSHI-t (cherchez la femme e frengut)?

Ergys Agasi, si koordinator i plotfuqishëm i Edi Ramës, Padrinos së Shqipërisë me organizatat kriminale dhe kartelet shqiptare të drogës, si dhe me kontrollin e tij mbi ministritë, AKSHI-n, SHISH-in dhe policinë, është padyshim një nga mafiozët më të rrezikshëm jo vetëm në Shqipëri e rajon, por edhe më gjerë. Procesi i tij gjyqësor kërkon nevojë urgjente për monitorim ndërkombëtar.

About Redaksia

Check Also

Agasi u arrestua me orën në dorë që kushton deri në 3 milionë dollarë

Ergys Agasi u arrestua sot ndërsa në dorë mbante një orë e cila kushton deri …