Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës: Na u thanë tokat, uji shkon për HEC-et

Banorë të Njësisë Administrative Shtiqën dhe të fshatit Nangë në Njësinë Administrative Bicaj kanë protestuar sot para Bashkisë Kukës, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e ujit vaditës.

Fermerët shprehen se prej ditësh nuk kanë ujë për të vaditur tokat bujqësore, pasi sioas tyre burimet ujore po devijohen për nevojat e hidrocentraleve.

“Ka 3 vite që Shtiqëni thahet dhe shkrumbohet për mungesën e ujit vaditës”, u shpreh një prej banorëve.

Sipas protestuesve, ekziston një marrëveshje që garanton furnizimin me ujë për vaditje nga 15 maji deri më 15 shtator, por ata shprehen se kjo nuk po zbatohet.

“Kontrata që është, nuk zbatohet. Ujë ka kanali sa të duash. Kemi ardhur të tregojmë se ne çfarë kemi mbjellë, ka mbetur bosh”, tha një tjetër banor.

Kanali vaditës i Shtiqënit mbulon rreth 820 hektarë tokë bujqësore. Aktualisht, rreth 120 hektarë janë të mbjella me misër, jonxhë dhe grurë.

Banorët paralajmërojnë se mungesa e ujit po rrezikon seriozisht prodhimin bujqësor dhe të ardhurat e familjeve të tyre.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për rikthimin e ujit në kanalet vaditëse dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse situata nuk zgjidhet.

About Redaksia

Check Also

Dëgjesat publike – përgatitja për zgjedhjet e ardhshme vendore!

Nga Deivi SINANALIAJ Anëtar i Kryesisë së PD Vlorë Përse po bëhen dëgjesat publike në …