KLGJ sfidon Kuvendin e qeverinë/ Pas vendimit të GJK, rriten pagat e gjyqtarëve e prokurorëve

Teksa Kuvendi dhe qeveria hezituan të vinin në zbatim vendimin e GJK mbi llogaritjen e pagës së gjyqtarëve e prokurorëve, KLGJ u parapriu dy institucioneve, atij ekzekutiv dhe legjislativ.

Në vendimmarrjen e kësaj të mërkure, 26 gusht, Këshilli i Lartë Gjyqësor u mbodh për të përllogaritur pagën e magjistratëve, sipas përcaktimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese, duke i dhënë fund pasigurisë në të cilën qeveria vendosi pushtetin gjyqësore gjatë këtyre muajve.

Burime për Syri.Net bëjnë me dije se vendimi për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve u mor me votë unanime nga ana e 11 anëtarëve të KLGJ brenda mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë.

Ky vendim detyron Ministrinë e Financave të garantojë mbështetjen e duhur buxhetore, sipas pikës 1 të vendimit:

“Të miratojë pagën referuese bazë për magjistratin (gjyqtar), sipas arsyetimit të vendimit nr. 15/2026 dhe vendimit nr. 35/2022, të Gjykatës Kushtetuese, referuar përcaktimeve në VKM-në nr. 325/2023, të ndryshuar, kategoria e lartë drejtuese “Kategoria I”, klasa e pagës “Klasa 1-2”, të përbërë nga paga për pozicion (në shumën 222,425 lekë, sipas klasës) plus shtesa e nivelit të kualifikimit “Grupi i diplomës 1” (në shumën 14.000 lekë), për periudhën nga data 01 gusht 2026 e në vazhdim”.

Po ashtu, vendimi i sotëm i KLGJ është detyrues për Ministrinë e Financave dhe ka efekt prapaveprues, referuar pikës 4 të vendimit të KLGJ.

“Departamenti i Programimit dhe Administrimit të Buxhetit dhe njësitë përgjegjëse për buxhetin në gjykatat e të tre niveleve, të përllogarisin efektin financiar të rillogaritjes së pagës referuese bazë për të gjitha funksionet gjyqësore për periudhën 01 prill 2023 deri në 31 korrik 2026, sipas VKM-së nr. 325/2023, të ndryshuar”.

Image

Image

 

About Redaksia

Check Also

Miliona euro nga AKSHI, arrestohet Gysi i Ramës

I shumëkërkuari nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi, është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Agasi, sëbashku …