Lidor Gërmenji: Sa herë është në siklet ky i gjati, nxjerr tezën e shtetit Bektashi në tavolinë. Mos keni ndonjë info doktor, po i vjen vërdallë ndonjë akuzë penale? Natyrisht nga ndonjë hetim ndërkombëtar, se këta tanët i kemi parë.
Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Pa asnjë dyshim, se jo një, po disa… institucione të disa vendeve partnere, dosjet e zeza të Edi Ramës nxijnë dhe nuk mbyllen dot ndonjëherë.
Por faktori më kryesor, burimi më kryesor për Edi Ramën, duhet ta dinë shqiptarët se është SPAK-u i partisë.
Unë i dashur mik, kam denoncuar në mënyrë të përsëritur 140 fluturimet e Edi Ramës me Air Albania dhe një kosto prej 22 milionë euro në dy vite.
Dhe kjo përbën një abuzivitet të jashtëzakonshëm saqë nuk ka kryeministra apo kryetarë shtetesh të tjera që mund të kenë një numër të tillë fluturimesh.
Por mos harroni ju lutem, se kam denoncuar në mënyrën më të përsëritur, transport parash nga Edi Rama jashtë Shqipërisë, me valixhe diplomatike.
Unë një akuzë të tillë nuk mund ta bëja kurrë po të mos kisha bindjen për dokumentat që ekzistojnë. Kur unë kërkova komision hetimor parlamentar për këtë, dhe ky problem për fat të mirë këto dokumente ekzistojnë jo vetëm në një vend, Edi Rama e hodhi poshtë në mënyrë kategorike, nuk lejoi hetimin.
Pra, nuk është se mungojnë dokumentat. Dokumentat janë të shumta. Dosjet janë. Gys Agasi na doli me nallane dhe ora 500 mijë euro ora. Ora 500 mijë euro.
Tani çfarë thonë? Nuk e di, po thonë që orën ia ka bërë dhuratë Rama për ditëlindje. Po. Ishte pak e çuditshme prania e orës dhe e nxorri orën ai.
E nxorri orën. Rama i ka bërë interiorin atij të vilës… shkoni ju, pyesni ndërtuesit. Rama shkonte sikur të ishte designer, arkitekti i brendshëm i vilës së Gys Agasit, saqë unë për vete e quaja se vila është e Ramës.
Ç’është e vërteta, të jemi të sinqertë, se të shkojë burri i botës të thotë jo këtë pllakë, këtë ngjyrë, këtë këtë, tapet ky, kështu kështu, atëherë ai punon për vete.
Pse, këto janë të vërteta këto që them? Ndaj dhe në këtë kuadër mburojë e tij e vetme dhe e familjes së tij është SPAK-u. Kjo është e vërteta, me ato thellë-thellë mandate që ka, të cilët neutralizojnë edhe në qoftë se ndërmerret një veprim spontan aksidental nga SPAK-u.
Gazeta RD