Protesta e 91-të/ Ramën do ta largojmë me çdo kusht në shtator!

Një qytetarë nga Fushë Kruja i është bashkuar protestës sot para kryeministrisë për të bërë thirrje për tu bashkuar për të larguar kryeministrin Rama nga drejtimi i vendit. Ai tha se korrupsioni dhe keqqeverisja po shkakton shpopullimin e Fushë Krujës. Janë mbyllur shkollat ndërsa malet janë kthy në gremina. Ai tha se në shtator Rama duhet të largohet me çdo kusht.
Fjala: Jam shumë i trishtuar se kjo qeveri me këto horra e korrupsion kanë hy në gjynah me fëmijët. Kanë shkatërruar shkollat. I kanë mbyllur me tre-katërqind shkolla. Kanë nxjerrë fëmijët analfabetë. Shumë prindër janë larguar bashkë me fëmijët jashtë për t’i shkolluar. Ata kanë hyrë që në… edhe fëmijët e klasave të para, fëmijët e klasave të para nuk kanë asnjë kusht. Është shumë e habitshme, ata i mbajnë shifrat e fshehura sepse numri është shumë i vogël që hyjnë në klasë të parë, shumica ikin jashtë shtetit.

Rama është hibrid. Duke qenë hibrid ai është i rrezikshëm. Nuk duhet pritur shumë. Sot të jetë dita përmbysëse e 3 muajve.  Të numërojmë ditët mbrapsht dhe ta shporrim një orë e më parë. Rama shporru! Kjo qeveri e kalbur shporru! Do I shkojmë dhe në Surrel.

Rama po shkatërron Shqipërinë. Andej nga zonat po jetoj unë, e kam parë këtë djall, këtë dreqin, i ka ba mallet gremina. Do të rezistojmë se shtatorin vjen, do të rrimë me gjithë fuqitë. Ramën do ta largojmë me çdo kusht. Rama shporru! Shqipëria e lirë, Shqipëria e shqiptarëve do të jetojë këtu me çdo kusht dhe me çdo çmim! Nuk ia lëmë tokën e të parëve tanë asnjërit! Ne jemi nipat e Skënderbeut! Poshtë qeveria dhe një orë e më parë ta largojmë! Nuk ka fjalë me thënë ta largojmë, po qeveria të ikë me çdo kusht!

About Redaksia

Check Also

Banda kriminale shtetërore që po kryen vrasje dhe gjobëvënie

Pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë ditën e djeshme, mëngjesin e kësaj të hëne …