Berisha: Do shkoj në Teksas, në konferencën e Partisë Republikane, për zgjedhjet e mes-mandatit

Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se, do shkojë në Teksas, në konferencën e Partisë Republikane, për zgjedhjet e mes-mandatit.

Elda Menga, TCH: Z. Berisha, në bashkëbisedimin e fundjavës, ju paralajmëruat se po prisni dokumentet për të udhëtuar drejt SHBA-ve. A e tërhoqët pasaportën nga ambasada amerikane?
Dhe po ashtu në të njëjtin bashkëbisedim, ju paralajmëruat se po punoni për të fiksuar takime edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit. A keni fiksuar ndonjë takim të rëndësishëm?

Sali Berisha: Jo, ju sqaroj. Dokumentet janë në ambasadën amerikane dhe unë nuk kam prenotuar asnjë takim.

Unë shkoj, siç e dini, shkoj në Teksas në konferencën e Partisë Republikane amerikane për zgjedhjet midterm. Unë jam në një delegacion të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, një delegacion i gjerë, i cili është i ftuar nga Partia Republikane, parti kryesore në IDU, për të marrë pjesë në këtë konferencë.

Përveç kësaj, unë kam një ftesë dhe nga një institut republikan.

A keni pasur ndonjë njoftim të orëve të fundit, apo minutave të fundit se kur e merrni pasaportën?

Sali Berisha: Jo, nuk kam pasur njoftim, as orën, as minutat.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Vuçiç po përdor për qëllime elektorale kufomën e monstrës së Bosnjës, Ratko Mlladiç

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, përmes një statusi publik akuzon presidentin serb, …