Dita e 93-të e protestës/ Rama ciao!

Protesta qytetare kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 93-të radhazi, duke shënuar mbi tre muaj mobilizim të pandërprerë në rrugët e Tiranës.

Qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ drejt Kryeministrisë, aty ku prej më shumë se tre muajsh është artikuluar e njëjta kërkesë: largimi i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij nga pushteti.

Prej 93 ditësh, protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen dhe se protesta do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Përveç dorëheqjes së kryeministrit dhe largimit të kabinetit qeveritar, qytetarët kërkojnë ngritjen e një qeverie transitore.

Edhe protesta e një dite më parë u shoqërua me thirrje të forta kundër qeverisë. Qytetarët marshuan nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt Kryeministrisë me pankarta, bilbila dhe thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës.

Gjatë marshimit qytetarët kanë bërë thirrje ‘arresto Ballukun’, ndërsa protestuesit akuzuan qeverinë për korrupsion, keqqeverisje dhe largimin masiv të shqiptarëve nga vendi.

Pas 93 ditësh, mesazhi i qytetarëve mbetet i pandryshuar: protesta do të vazhdojë dhe presioni ndaj qeverisë do të rritet, ndërsa kërkesa për largimin e Edi Ramës mbetet në qendër të revoltës qytetare.

About Redaksia

Check Also

Kush e ka në dorë Bashkinë e Tiranës/ PD kërkon seancë urgjente për shkarkimin e Ristanit dhe firmën e Veliajt

Këshilltarja bashkiake e PD, Ilda Zhulali, i ka kërkuar kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës …