Një aeroport nuk është vetëm një pistë ku ulen avionët…!

Nga Ylli ASLLANI

Mund të jetë një imazh i helikopter

97 vjet nga çelja e aktivitetit të Aeroportit të Gjirokastrës, në gusht të vitit 1929! ✈️
Një kujtesë në nderim të kontributit dhe mbështetjes së miqve të mi të Forumit për Aeroportin e Gjirokastrës.
Me këtë rast po ndaj disa foto me personalitete të larta që kam pasur rastin të pres si kryebashkiak në pistën e këtij aerodromi.
Më shumë se një vizitë jo e zakonshme, mbërritja e tyre në këtë aeroport ishte një sinjal domethënës se Gjirokastra ka nevojë, por dhe një mundësi reale të lidhet përsëri me botën përmes qiellit.
Ndër ta, veçoj me kënaqësi Kryetaren e Kongresit të Këshillit të Evropës, Catherine Lalumière, Kryeministrin italian Romano Prodi, Kancelarin austriak Franz Vranitzky, Ismail Kadarenë dhe shumë personalitete të tjera, fotografitë e të cilëve, për fat të keq, nuk kam mundur t’i ruaj.
Në vitet më të vështira, gjirokastritët, Forumi për Aeroportin dhe kryebashkiakët e qytetit bënë diçka të rëndësishme:
E ruajtën të paprekur “fushën e aeroplanit”, si një pasuri të çmuar, me besimin se një ditë ajo do t’i shërbente sërish qytetit dhe gjithë Jugut.
Pozicioni skajor dhe izolimi i gjatë e kanë dëmtuar pozicionin e Gjirokastrës në marrëdhëniet me botën e jashtme. Prandaj, hapja ndaj botës, shkëmbimi i kulturave, lëvizja e njerëzve dhe nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar duhet të jenë ndër prioritetet e mëdha të Gjirokastrës dhe të gjithë rajonit jugor.
Por pas përfshirjes së Gjirokastrës në UNESCO, rikthimi në funksion i aeroportit nuk është thjesht një çështje infrastrukture. Është një domosdoshmëri për të shtuar fluksin e vizitorëve dhe për t’i dhënë frymëmarrje të qëndrueshme turizmit, ekonomisë dhe hapjes së rajonit ndaj botës.
Një aeroport nuk është vetëm një pistë ku ulen avionët.
Është një portë. Është një urë. Është një mundësi për t’i dhënë Jugut të Shqipërisë atë lidhje me botën që e ka kërkuar prej dekadash.
Pas 97 vitesh, ndoshta ka ardhur koha që “fusha e aeroplanit” të mos jetë më vetëm një kujtim i së kaluarës, por një premtim për të ardhmen.
Me këtë rast, do të doja ta përsërisja edhe një herë vlerësimin tim: nëse lajmi për rindërtimin e Aeroportit të Gjirokastrës është real, ai do të ishte një lajm i madh për qytetin dhe për gjithë Jugun.
Por, nëse do të jetë vetëm një tjetër premtim që harrohet sapo të mbarojë truku politik i rradhës, atëherë Gjirokastra do të ketë humbur edhe një herë një mundësi që e meriton prej kohësh. Një aeroport nuk është vetëm një pistë ku ulen avionët…!
97 vjet nga çelja e aktivitetit të Aeroportit të Gjirokastrës, në gusht të vitit 1929! ✈️
Një kujtesë në nderim të kontributit dhe mbështetjes së miqve të mi të Forumit për Aeroportin e Gjirokastrës.
Me këtë rast po ndaj disa foto me personalitete të larta që kam pasur rastin të pres si kryebashkiak në pistën e këtij aerodromi.
Më shumë se një vizitë jo e zakonshme, mbërritja e tyre në këtë aeroport ishte një sinjal domethënës se Gjirokastra ka nevojë, por dhe një mundësi reale të lidhet përsëri me botën përmes qiellit.
Ndër ta, veçoj me kënaqësi Kryetaren e Kongresit të Këshillit të Evropës, Catherine Lalumière, Kryeministrin italian Romano Prodi, Kancelarin austriak Franz Vranitzky, Ismail Kadarenë dhe shumë personalitete të tjera, fotografitë e të cilëve, për fat të keq, nuk kam mundur t’i ruaj.
Në vitet më të vështira, gjirokastritët, Forumi për Aeroportin dhe kryebashkiakët e qytetit bënë diçka të rëndësishme:
E ruajtën të paprekur “fushën e aeroplanit”, si një pasuri të çmuar, me besimin se një ditë ajo do t’i shërbente sërish qytetit dhe gjithë Jugut.
Pozicioni skajor dhe izolimi i gjatë e kanë dëmtuar pozicionin e Gjirokastrës në marrëdhëniet me botën e jashtme. Prandaj, hapja ndaj botës, shkëmbimi i kulturave, lëvizja e njerëzve dhe nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar duhet të jenë ndër prioritetet e mëdha të Gjirokastrës dhe të gjithë rajonit jugor.
Por pas përfshirjes së Gjirokastrës në UNESCO, rikthimi në funksion i aeroportit nuk është thjesht një çështje infrastrukture. Është një domosdoshmëri për të shtuar fluksin e vizitorëve dhe për t’i dhënë frymëmarrje të qëndrueshme turizmit, ekonomisë dhe hapjes së rajonit ndaj botës.
Një aeroport nuk është vetëm një pistë ku ulen avionët.
Është një portë. Është një urë. Është një mundësi për t’i dhënë Jugut të Shqipërisë atë lidhje me botën që e ka kërkuar prej dekadash.
Pas 97 vitesh, ndoshta ka ardhur koha që “fusha e aeroplanit” të mos jetë më vetëm një kujtim i së kaluarës, por një premtim për të ardhmen.
Me këtë rast, do të doja ta përsërisja edhe një herë vlerësimin tim: nëse lajmi për rindërtimin e Aeroportit të Gjirokastrës është real, ai do të ishte një lajm i madh për qytetin dhe për gjithë Jugun.
Por, nëse do të jetë vetëm një tjetër premtim që harrohet sapo të mbarojë truku politik i rradhës, atëherë Gjirokastra do të ketë humbur edhe një herë një mundësi që e meriton prej kohësh.

Mund të jetë një imazh i helikopter

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Qeveria po përpiqet të mashtrojë Brukselin me një VKM mjedisor, ligjin për zonat e mbrojtura nuk e prek

Nga Gazment BARDHI Qeveria po përpiqet të mashtrojë Brukselin me një VKM mjedisor, ndërsa ndryshimet …