Situata vijon të jetë e tensionuar përpara Kryeministrisë, ku prej 94 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Përplasje tek kryeministria, ku qytetarët kanë shkuar tek hyrja e selisë së qeverisë, duke i kërkuar Edi Ramës dorëheqjen.
Policia me forca të shtuara ka vendosur të shtyjë qytetarët, duke tentuar që ti largojnë nga hyrja e kryeministrisë.
Ndërkohë disa protestues janë shoqëruar nga policia.
Parnë Kryeministrisë janë angazhuar forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së, ndërsa në zonën përreth godinës është vendosur edhe një autobot uji.
Në terren kanë “zbarkuar” gjithashtu edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët po ndjekin nga afër situatën dhe zhvillimet përpara Kryeministrisë.
Protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët që kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë. Gjatë përplasjes, raportohet se një punonjës policie ka mbetur i lënduar.
Ndërkohë, protestuesit vijojnë përpjekjet për t’iu afruar dhe për të hyrë në ambientet e Kryeministrisë, me pretendimin se brenda godinës ndodhet kryeministri Edi Rama.
Një pjesë e protestuesve është zhvendosur në pjesën e pasme të godinës, ndërsa pjesa tjetër vijon protestën përpara Kryeministrisë, ku po mbahen edhe fjalime.
Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa forcat e policisë kanë shtuar praninë përreth godinës.
Gazeta RD