Ikën njëra, vjen tjetri, por gjendja e kolapsit mbetet e njëjtë!

Bardh SPAHIA

​Largimi i fundit i ministres së shëndetësisë është thjesht riciklimi i radhës i fasadës. Në këtë vend ndërrohen ministrat pasi pasurohen duke vjedhur, ndërsa arkitekti i shkatërrimit të shëndetësisë vazhdon të qëndrojë i paprekur në krye.

​Realiteti në spitalet tona nuk ndryshon me ndërrimin e karrigeve.

​Shqiptarët vazhdojnë të përballen me mungesë totale barnash jetike.

​Shërbimet thelbësore mungojnë, ndërsa fondet publike treten në koncesione e tendera korruptivë.

​Qytetarët paguajnë me xhepat e tyre dhe shpesh me jetën dështimin e një sistemi të kalbur në themel nga korrupsioni qeveritar.

​Nuk ka më vend për alibi duke fshehur përgjegjësinë pas figurave kalimtare ministrore. Problemi nuk janë emrat që firmosin përkohësisht, por vetë kryeministri që ka ngritur dhe mbron këtë model grabitqar.

​Mjaft më me manovra e ndërrime dytësore. Përgjegjësia direkte ka vetëm një emër: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!

About Redaksia

Check Also

“Rama nuk ka parë gjë akoma”/ Thirrje nga protesta: Më 7 shtator ejani të rrethojmë Kryeministrinë!

Një protestues bëri thirrje që më 7 shtator, kur shënohen 100 ditë protestë, të bllokojnë …