Avokatja Grimçi: Protestuesit u zvarritën drejt komisariatit! Arrestimet janë të paligjshme!

Avokatja Eda Grimçi denoncoi arrestimin e protestuesve, duke thënë se ata janë tërhequr zvarrë nga policia teksa ishin ulur dhe nuk kishin kryer asnjë veprim të dhunshëm.

Ajo tha se edhe në marrjen në pyetje nuk janë identifikuar veprime konkrete kriminale, ndërsa ngriti pikëpyetje për mënyrën se si policia ka proceduar ndaj 11 protestuesve.

Grimçi tha se në gjykatë do të kërkojë konstatimin e paligjshmërisë së arrestimeve, duke e cilësuar ndërhyrjen e policisë si “pengmarrje të qytetarëve” gjatë ushtrimit të së drejtës kushtetuese për protestë.

Deklarata

Takova tre nga protestuesit që janë aty, të cilëve i kam asistuar edhe atë natë që ka qenë arrestimi i tyre. Presioni që u është bërë edhe në komisariat ka qenë i madh, nuk e kuptoj, ata vetë nuk e dinë për çfarë janë arrestuar, është e pashpjegueshme nga ana ligjore përse janë arrestuar. I kam pyetur dhe më kanë thënë që kanë qenë ulur dhe në momentin që kanë qenë ulur, janë tërhequr me forcë, janë zvarritur dhe janë sjellë në komisariat, asnjë veprim i dhunshëm. Absolutisht.

Edhe gjatë momentit të marrjes në pyetje nuk kishin pretendime për veprime konkrete të dhunshme të bërë nga njëri apo nga secili, por edhe mënyra se si bënin dhe lexonin aktakuzën, thoshin që këta persona. Pra, pretendohej për disa persona që ata akoma nuk i kishin identifikuar, por ndërkohë kanë arrestuar 11 vetë.

Besoj se nesër do të jetë procesi në gjykatë për verifikimin e kushteve të masës së arrestit në flagrancë. Patjetër personat që përfaqësoj unë, do të jem aty, do t’i mbroj, do të kërkohet ajo çka është më logjikshme dhe më ligjorja të kërkohet, që është konstatimi i arrestimit të paligjshëm, pra arrestimi në flagrancë të paligjshëm, sepse kemi të bëjmë jo me arrestim flagrancë, po me pengmarrje të qytetarëve në ushtrim të së drejtës së tyre kushtetuese të protestës.

Do të shohim nesër se si do të shkojë procesi, por garantojmë që mbrojtja do të jetë maksimale në respektim të ligjit dhe do të kërkojmë patjetër të drejtat e tyre pasi janë qytetarë të arrestuar padrejtësisht. Nuk kam gjë për të shtuar, ju faleminderit. Folësi 2: Faleminderit. Folësi 3: Çdo të premte, në orën 5, të gjithë ne që jemi këtu, do të jemi aty ku e kërkon prania besimtare.

About Redaksia

Check Also

Komplote të reja të fqinjëve ndaj Edi Ramës!!!

Nga Belind KELLIÇI Qeveritë fqinje kanë ndërmarrë disa komplote dhe lëvizje të forta kundër Edi …