Berisha intervistë në dy televizionet e huaja/ Belgjika dhe Holanda pyesin: A po bëhet Shqipëria narko-shtet?

Nënkryetarja e PD, Erisa Bajaziti shkruan se lideri i opozitës, Sali Berisha ka dhënë një intrvistë pë një serial dokumentar me katër pjesë i televizioneve publike belge dhe hollandeze. Bajzaziti shkruan se, këta gazetarë erdhën në Shqiperi edhe për korrupsionin dhe për pastrimin e parave.

Bajaziti thekson se, dy gazetarët e pavarur arritën në të njëjtat konstatime që Partia Demokratike dhe kryetari i saj z. Sali Berisha i denoncon prej vitesh.

Postimi

Belgjika dhe Holanda po pyesin veten me ze te larte: a po behemi narko-shtete?

Per t’iu pergjigjur, ne “Drugsdelta”, serial dokumentar me kater pjese i televizioneve publike belge dhe hollandeze, dy gazetare lufte Rudi Vranckx (VRT) dhe Sinan Can (BNNVARA) ndoqen zinxhirin e kokaines nga Amerika e Jugut, ne portet e Antëerp dhe Roterdamit. Dhe perfunduan ne Shqiperi.

Ne Shqiperi keta gazetare erdhen edhe per korrupsionin dhe per pastrimin e parave.

Mirenjohje per Rudi Vranckx, Sinan Can dhe regjisorin Thomas Blom. Gazetare te pavarur arriten ne te njejtat konstatime qe Partia Demokratike dhe kryetari i saj z. Sali Berisha i denoncon prej vitesh.

Ne dokumentar eshte intervistuar edhe lideri i opozites, z. Sali Berisha. Kisha nderin te jem pjese e udhetimit te gazetareve ne Shqiperi.

(Fotot jane ne Tirane, pak minuta para intervistes.)

About Redaksia

Check Also

Ish-kreu i Dhomës amerikane të Tregtisë/ Çfarë tjetër duhet të ndodhë në Shqipëri?

Enio Jaço Kreu i sherbimit sekret shkarkohet dhe vihet nen arrest. Per lidhje me krimin …