OTP Bank, pronare e automjetit nga ku u qëllua drejt hotel “Regina” në Vlorë

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Orikum, ku një grup prej rreth 40 personash, shumica dyshohet se të armatosur, u përplasën me biznesmenin Vasil Bedinaj, pronar i hotelit “Rexhina”.

Sipas të dhënave të raportuara, në ngjarje është përdorur edhe një automjet, i cili rezulton në pronësi të OTP Bank. Nga ky automjet dyshohet se është qëlluar në drejtim të hotelit “Regina”.

Ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti mes palëve dhe më pas situata është përshkallëzuar me kërcënime dhe dhunë fizike ndaj Bedinajt. Sipas deklarimeve të raportuara, biznesmenit i është kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh, ndërsa dyshohet se është kërcënuar se, në rast se nuk paguante, duhej të largohej nga Shqipëria.

Në lidhje me ngjarjen janë përmendur edhe emrat e Luan Muçës dhe Bujar Muçës, ky i fundit i lidhur me kompaninë “Delta”. Këto të dhëna, megjithatë, nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Policia.

Pas përplasjes në Orikum, personat e dyshuar janë larguar nga zona. Gjatë largimit, një automjet me disa prej tyre është aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë një njoftim të plotë zyrtar mbi të gjitha rrethanat e ngjarjes.

About Krye Redaktor

Check Also

Përplasje në Orikum/ Grupi i armatosur i biznesmenit i vendos gjobë 5 milionë euro pranarit të hotelit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Orikum, ku një grup prej …