Ndërsa Ermal Beqiri ndodhet i arrestuar në Francë për dosjen e korrupsionit në AKSHI dhe është në pritje të ekstradimit ndaj Shqipërisë kompanitë e tij vazhdojnë të vjelin pa asnjë pengesë miliona nga paratë e taksapaguesve.
Sipas dokumenteve zyrtare të publikuara më 4 shtator 2026, Ermal Beqiri ka fituar tender nga AKSHI.
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve NSolution shpk dhe HORIZON shpk, të dyja me pronar Ermal Beqirin për tenderin me objekt ‘Loti 1-Shërbimi Internetit Linja 1 AKSHI’.
Shifrat e këtij tenderi me numër reference REF-88311-06-01-2026 tregojnë qartë skemën e paracaktimit. Fondi limit i caktuar nga shteti ishte 2,244,094 lekë pa TVSH.
Në procedurë kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomike, ku 3 prej tyre kanë dhënë oferta dukshëm më të ulëta se kompania e Beqirit, por siç ndodh rëndom në procedurat e tilla, ato janë nxjerrë jashtë loje për t’i hapur rrugën fituesit të paracaktuar:
-Albanian Telecommunications Union (UNION): 1,638,188 lekë
-ONE Albania: 1,695,744 lekë
-Abissnet: 1,719,296 lekë
-BOE NSolution & HORIZON (FITUESI): 1,953,792 lekë
-Albanian Fiber Telecommunications: 2,051,300 lekë
-Albanian Satellite Communications: 14,576,640 lekë
Shifrat e skandalit
-87% e fondit limit: Kompania fituese ka marrë plot 87.06% të gjithë fondit limit të vënë në dispozicion.
-Mbi 315 mijë lekë më i shtrenjtë: Oferta e NSolution është 315,604 lekë ose +19.2% më e lartë se oferta më e ulët e paraqitur nga UNION shpk.
-258 mijë lekë mbi ONE Albania: Oferta fituese është po ashtu mbi 258 mijë lekë më e shtrenjtë se ajo e operatorit celular ONE Albania.
Edhe pse ndodhet prapa hekurave jashtë vendit dhe nën hetim zyrtar, bizneset e Ermal Beqirit vazhdojnë të marrin kontrata publike me çmime jo-ekonomike, duke skualifikuar kompani që ofrojnë çmime më të ulëta për të njëjtin shërbim interneti.
Gazeta RD
