Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Ergys Agasi është bërë i fuqishëm nga vetë kryeministri Edi Rama. Gjatë një intervistë në ‘Çim Peka Live’, Ahmetaj tha se Agasi ka qëndruar më shumë me Ramën se sa me familjen e tij.
Më tej, Ahmetaj u shpreh se Agasi ka qenë i pranishëm në një darkë të kryeministrit Rama në vilën qeveritare me ish-kancelarin e Austrisë, Kurz.
“Gys Agasi ka qëndruar më shumë me kreun e organizatës se me familjen e vet. Agasi ka qenë njeri i thjeshtë, e bëri të fuqishëm kreu i organizatës. Gysi dhe kreu i organizatës kanë ngrënë dreka darka në rezidencën qeveritare me ish-kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz”, tha Ahmetaj.
Gazeta RD