Ahmetaj e ka cilësuar vazhdimisht Ramën si “kreu i organizatës”, duke deklaruar se ai tashmë “ka rënë” dhe se nga shpresa për t’i dhënë fund tranzicionit, është kthyer në atë që ai e quan “qeliza alfa kancerogjene” e Shqipërisë.
Gjatë intervistës, Ahmetaj ka folur edhe për çështjen e inceneratorëve, procesin ndaj tij dhe akuzat që i janë ngritur, duke këmbëngulur se është përdorur si “kokë turku”. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se do të publikojë dokumente dhe prova që, sipas tij, hedhin dritë mbi mënyrën se si janë zhvilluar ngjarjet dhe mbi përgjegjësit që ai pretendon se qëndrojnë pas tyre.
Intervista ekskluzive/ Pjesa e parë
ÇIM PEKA: Mirëmbrëma. Jemi në intervistën e pestë me Arben Ahmetajn, ish-zëvendëskryeministër, ish-ministër i Financave, disa funksione në qeverinë e Partisë Socialiste të Edi Ramës, nëse konsiderohet Parti Socialiste. Intervistë që e kemi anonçuar dhe kësaj radhe, përveç dokumenteve, do të kemi edhe një audiopërgjim i cili sigurisht do të ngjallë shumë reagim. Nuk pres nga drejtësia e re, nuk pres nga kryeministri, por pres që opinioni të hapë sytë aq sa mundet.
Dhe në fund të mos vazhdojë pyetja e zakonshme që propaganda e Edi Ramës është: “Nuk kishte fakte, kishte vetëm akuza të pashoqëruara me dokumente”. Kësaj radhe do të keni edhe një audiopërgjim. Dhe janë personazhe jo pak të rëndësishëm, janë personazhe me të cilat Edi Rama, siç do ta shikoni dhe gjatë përgjimit, i bën punët e pista. Zoti Ahmetaj, mirëmbrëma.
ARBEN AHMETAJ: Mbrëma. Faleminderit për gatishmërinë, por edhe për guximin. Po e filloj si zakonisht, si çdo emision. Cila është fotografia momentale e juaja në raport me SPAK-un? Do ta zgjeroja pak në raport me drejtësinë dhe gjatë bisedës sonë do t’i referohemi si segmente të caktuara brenda SPAK-ut dhe brenda drejtësisë, sepse kurrë nuk do t’i fusja të gjithë prokurorët apo të gjithë gjyqtarët në të njëjtin thes.
Unë akoma dhe sot besoj që ka dhe do të ketë prokurorë, ka dhe do të ketë gjyqtarë që do të kontribuojnë në rivendosjen e sistemit kushtetues në drejtësinë e deformuar që ekziston sot.
ÇIM PEKA: Gjëja që më lodh më shumë në çdo intervistë me personazhe shumë të rëndësishëm është kur mundohen të lënë dhe një kanal mirësie apo besimi ndaj një institucioni. Më thuaj një emër gjyqtari që ty të bind në këto shtatë vjet apo një emër prokurori. Se kjo “kurrë nuk do t’i fusja të gjithë në një thes”…
ARBEN AHMETAJ: Shiko, e vërteta është shumë e rëndësishme, si mirësia apo sesa eleganca. Mirë, meqenëse nuk do t’i fusësh të gjithë në një thes, më thuaj një emër gjyqtari apo prokurori të SPAK-ut që ty të bind në këto shtatë vjet?
Nuk shquhem për ndonjë elegancë në denoncimet e mia. Shquhem, fatmirësisht, me ndihmën e dokumenteve, me ndihmën e shumë qytetarëve, me ndihmën e shumë administratorëve, me ndihmën e shumë ish-punonjësve të shërbimeve, që të kem sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe aspak me elegancë…
ÇIM PEKA: Por një emër prokurori dhe një emër gjyqtari që ju ka bindur apo keni besim në këto 7 vjet?
ARBEN AHMETAJ: Një marrëveshje fjale, në qoftë se do të më ndërprisni s’do të arrijmë, do të kemi rrjedhjen, po unë do të vij aty. Të premtoj.
ÇIM PEKA: Unë do të ndërpres keq e sigurt, por gjithsesi, një emër gjyqtari dhe prokurori që ju ka bindur në këto 7 vjet.
ARBEN AHMETAJ: Pra, thashë, do të ketë dhe jo pa qëllim, sepse do të ndodhin shumë ngjarje. Thashë, do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë që nuk do të bëjnë, ashtu siç nuk duhet ta bëjnë, dominionin e Zotit, po do të bëjnë gjyqtarin dhe prokurorin me përgjegjësi publike dhe nuk do ta quajnë si punë të zakonshme, por do ta quajnë si mision kombëtar.
Është e drejta ime të kem besim dhe shpresë. Dhe do t’i referohem edhe më pas. Megjithatë…
ÇIM PEKA: Siç pate, siç pate kur e votove drejtësinë e re dhe që u bëtë kurban i saj…
ARBEN AHMETAJ: Ne e kemi ndarë edhe këtë moment dhe unë kam qenë i bindur që të votoja drejtësinë e re ishte mision kombëtar. Sigurisht që i kam kërkuar dhe falje publikut për besimin tim ndaj kreut të organizatës. Nuk e mendoja kurrë, me qenë i sinqertë, që deformimi do të fillonte që nga vetingu.
Shqiptarët duhet ta dinë, vetingu është bërë nën kujdestari politike të kreut të organizatës. Dhe kanë qenë tre personazhe kryesorë në veting.
Një, këshilltarja e kryeministrit që nga zyrat e kryeministrisë shkoi në veting;
dy, motra e plaçkitëses, dhe vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës. Dhe kam sjellë shembuj se si, për të njëjtat episode dhe fenomene, dikush është skualifikuar nga…
ÇIM PEKA: Unë do flas me emra. Vajza e mikut, Genta Bunga, dhe motra e plaçkitëses, motra e Belinda Ballukut.
ARBEN AHMETAJ: Ekzaktësisht. Është nepotizëm politik dhe familjar i drejtpërdrejtë. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Dhe pastaj gjejmë ndonjë fletë-raporti ku i referohen pseudo-reformës si sukses.
E kam thënë ditën nji kur kemi bërë intervistën bashkë. Një investim i cili deformohet duhet korrigjuar. Dhe unë prapë e theksoj sot dhe po ta them, përpara se të ndaj me qytetarët situatën time, situatën e familjes sime.
Unë sot prapë përsëri kam besim tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek vendet anëtare, e theksoj, tek vendet anëtare. Dhe zoti Peka, po të shtoj, shpresoj dhe kam besim që edhe Gjykata Kushtetuese, si niveli më i lartë, dhe Gjykata e Lartë kanë mundësi, dhe unë kam shpresë, të rivendosin rendin kushtetues në drejtësi.
Segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. E kam thënë që Aranit Çela do t’i kishte zili me sjelljet, shkeljet, brutalitetin dhe daljen nga ligji që kanë bërë segmente të SPAK-ut dhe të drejtësisë.
Dhe më pas kemi mundësi që t’i theksojmë.
Për qytetarët, sot unë do të isha 38 muaj në paraburgim. Pra, imagjinoni, të nderuar qytetarë, unë isha deputet. Pra u shkarkova në mënyrë simbolike nga kreu i organizatës, qesharake, perverse, inovacion arkaik, janë kundërshti si fjalë.
Po sigurisht simbolin e kaloi, dhe sot pas 38 muajsh unë do të numëroja dhe familja ime do të numëronte ditët e burgut. Pse? Se donte kreu i organizatës.
ÇIM PEKA: Vetëm se… më fal, të mbaroj këtë kërkesë. M’u drejto mua, jo qytetarëve, sepse qytetarëve i je drejtuar kur kërkoje vota për Edi Ramën. Duke m’u drejtuar mua, qytetarët e ndjekin se kush ka plan dhe kush i beson.
ARBEN AHMETAJ: Unë i kërkoja votat për Partinë Socialiste, për atë Parti Socialiste që akoma unë besoja nuk ishte mbërthyer nga tentakulat kanceroze të kreut të organizatës. Por do të flasim për Partinë Socialiste, më pas po flas për situatën time.
Sot, në gjykatë, ka dy çështje, çështja e “Bukës” dhe pseudo-inceneratorët. Pse i them pseudo-inceneratorët? Do të ta tregoj dhe juve dhe qytetarëve, me fakte.
Brutaliteti ndaj çështjes sime dhe familjes sime ka kaluar në nivel gjenocidi. Gjenocidi! Unë sot e kam familjen të shpërbërë. I kam fëmijët të traumatizuar. I kam pronat e sekuestruara. Vetë, psikologjikisht dhe shpirtërisht, jam në burg prej 38 muajsh.
Nuk janë sekret vuajtjet e familjes sime. Nuk i fsheh dot unë më vuajtjet e familjes sime, siç kam tentuar të bëj. Do të jenë, janë dhe do të jenë në sytë e të gjithë qytetarëve. Dhe është vepër e kreut të organizatës, e plaçkitëses, e Erion Velisë, e një ish-ministri që do të rezervohet sot t’ia them emrin…
ÇIM PEKA: Po pse do të rezervohesh? Për kur e ke?
ARBEN AHMETAJ: Kam të drejtat e mia të vendos, prandaj po jua them. Sepse unë shpresoj që, përpara se të vijë dita që unë të jem në Shqipëri dhe të përballem me një drejtësi të çliruar, dhe i lutem Zotit të më lërë gjallë që të përballem edhe me intrigantët, do të kemi takime të tjera bashkë, sepse e keqja e Shqipërisë sot do betejë për t’u çrrënjosur. As ti, as unë nuk mjaftojmë dot.
ÇIM PEKA: Do të kemi takime të tjera… Zoti Ahmetaj, ju mendoni se deri tek intervista e radhës, që zakonisht ne i kemi pasur një herë në 6 muaj, nuk ka rënë Edi Rama?
ARBEN AHMETAJ: Do të kemi shumë ngjarje, zoti Peka, po ma lër…
ÇIM PEKA: Pra, ti i sheh të nevojshme një intervistë tjetër, pra të bjerë Rama, apo ti mendon se nuk mjafton rënia e tij dhe ne do të vazhdojmë?
ARBEN AHMETAJ: Ti je gazetar me eksperiencë dhe besoj e kupton që intervistat e mia nuk janë për të rënë kreu i organizatës. Kreu i organizatës ka rënë. Kreu i organizatës është si kioskat e vitit ’91, që nuk ka çfarë të shesë më.
ÇIM PEKA: Ka rënë, por ju ka zënë të gjithëve poshtë.
ARBEN AHMETAJ: Të lutem, të lutem. Siç është intervistë është dhe rrëfim dhe ma lër… Patjetër.
Pra, sot kreu i organizatës ngjan me një kioskë të vitit ’91, që nuk ka çfarë të shesë më. I ka shitur të gjitha. Ja ka dalë! Ja ka dalë! Po do të vijmë te ai moment. Ja ka dalë.
Kemi dhe ne gabimet tona. Po jo faje, as krime. Unë po, unë kam përgjegjësi të lartë morale, se e kam theksuar 100 herë, kam punuar pa asnjë hile që ai… ai të fitonte. Dhe Partia Socialiste të fitonte, së bashku me të.
Sepse, do ta them dhe më pas, do ta përsëris sot, ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin. Dhe sot, ja ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste.
Unë nuk e di, është e trishtë, nëse Partia Socialiste do të shpëtojë nga metastazat e tij. Nuk e di!
ÇIM PEKA: Kurrë mos shpëtoftë!
Arben Ahmetaj: Uroj të shpëtojë, nuk e di. Shqipëria, zoti Peka, Shqipëria do të shpëtojë! Edhe një herë, mos ma ndërprit, Shqipëria do të shpëtojë! Shqipëria ka antikorpe fantastike për të mbytur qelizën kancerogjene alfa, që është kreu i organizatës.
ÇIM PEKA: Është Partia Socialiste…
ARBEN AHMETAJ: Jo, është kreu i organizatës. Ja kam thënë qytetarëve, po ta them dhe ty sot.
ÇIM PEKA: Më thoni një emër kolegu, një emër kolegu që është solidarizuar me ju dhe që ka integritet.
ARBEN AHMETAJ: Të lutem, në qoftë se, të lutem në qoftë se ti do të bësh…
ÇIM PEKA: Zoti Ahmetaj, se kjo është pjesa që ne replikojmë gjithmonë. Aty kanë ngelur një grumbull banditësh të cilët nuk kanë asnjë element…
ARBEN AHMETAJ: Zoti Peka, mos e bëj… Me modesti të them, mos e bëj këtë gjë debat. Po ai ta bëjmë intervistë, sepse unë, unë jam gati të bëj debat dhe me ty, edhe e kam edhe për kënaqësi dhe për nder, që të bëj debat me ty.
ÇIM PEKA: Jo, Intervista debat është. Konferenca e shtypit pastaj është monolog.
ARBEN AHMETAJ: Jo, nuk po bëj monolog. Besoj se më kupton.
ÇIM PEKA: Për Partinë Socialiste gjithmonë ne replikojmë bashkë.
ARBEN AHMETAJ: Kemi qëndrime të ndryshme, të ndryshme, unë po të them…
ÇIM PEKA: Dhe dakord. Thatë një shprehje… thatë një shprehje interesante. “Kreu i organizatës ka rënë”. Ju dhe unë e njohim shumë mirë Ramën. Kur ai njeri është në ditë të vështirë, ai nuk ka fytyrë dhe fillon lëpihet. Meqenëse ai ka rënë gjatë kësaj kohe, ka tentuar të komunikojë me ju, të ketë një lloj… të ketë një lloj tentative për marrëveshje që ju të mos flisni?
ARBEN AHMETAJ: Unë nuk bëj pjesë në organizatën e tij kriminale.
ÇIM PEKA: Po gjithsesi…
ARBEN AHMETAJ: E dyta, unë nuk pranoj… Edhe një herë, jo, edhe një herë, unë nuk bëj pjesë, nuk kam bërë pjesë. Ja kam treguar shqiptarëve që nga kanabizimi, edhe deri te projektet kriminale të TVSH-së, e të tjera e të tjera e të tjera e të tjera, që unë nuk bëj pjesë.
Historia e këtyre tre viteve, modeste, e shpejtë, ka treguar që jo vetëm që s’kam bërë pjesë, por jam bërë koka e turkut nga ai dhe nga Altin Dumani.
Madje, zoti Peka, segmente brenda SPAK-ut e kanë ditur, e kanë ditur që përshpejtimi i çuarjes sime në burg do të çonte në eliminimin tim fizik. Do të bëhej një histori, siç e bën zakonisht kreu i organizatës, kur ecte aktrimi, se tash s’i ecën më aktrimi.
Do të thoshte, do të dilte, do të fliste me keqardhje për… atë që do të më ndodhte mua brenda burgut, e parapërgatitur. Dhe parapërgatitur.
Dhe përjashta, kanë tentuar të rrëmbejnë fëmijën tim të vogël. Ka denoncime! Ka dhe një emër… ka dhe një emër të pronarit, të firmës së sigurisë, të Parkut të Liqenit. Nuk dua ta përmend. Kam diskutime, kam SMS, të ruajtura. S’kam punë me atë, ai ka bërë detyrën e vet.
I kam thënë: “Më jep kamerat, të shoh kush e ka bërë. Se fëmijën tim, ti s’e prek dot”. Po larg qoftë Zotit, të guxosh ta prekësh, historia nuk mbaron aty.
Unë vërtet jam njeri i ligjit. Tek familja ime… te fëmijët e mi… Unë s’jam marrë me fëmijët e askujt. E di ti çfarë kam unë aty për fëmijët e… Çfarë të duash ti! Nuk merrem unë me fëmijët e askujt! As me gratë e askujt, siç janë marrë me fëmijët e mi.
ÇIM PEKA: Çfarë keni ju? Për fëmijët? Për fëmijët e kujt?
ARBEN AHMETAJ: Nuk me… Të lutem, zoti Peka. Të lutem… Po se më pyete, pra do të pyes.
ÇIM PEKA: Po të lutem. Jo, jo, të lutem. Nuk dua të merrem, po them, me fëmijët as të prokurorit, as gjyqtarit, as ministrit, as me gratë e tyre, siç janë marrë me familjen time.
E di ti që i kanë shkuar te Livia dhe te Keisi, dhe në hetim kanë futur dhe emrin e Kelis. Fëmijës tim, 5 vjeç e gjysmë. Kanë kontrolluar qindarkën, se mos kishte marrë ndonjë qindarkë Livia dhe Keisi.
Po unë kam këtu pagesat e shkollave të të gjithë dynjasë, të ish-ministrave dhe të ministrave, apo gjyqtarë e prokurorë. Pse do merrem me fëmijët unë? Do t’i çoj në shtëpi?
ÇIM PEKA: Nuk t’i kërkon, m’i jep mua.
ARBEN AHMETAJ: Jo mo, nuk t’i jap.
ÇIM PEKA: Po do i gjej.
ARBEN AHMETAJ: Po shërbim ndaj publikut është. Po bëj shërbim ndaj publikut duke u marrë me fenomenin. Nuk shkoj unë te fëmija. Nuk e bëj siç kanë bërë te fëmija im. Gjenocid!
Unë as… vokal, nuk bëj me asnjë familje. Unë do të merrem me të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, me të gjithë ata që kanë marrë, që janë marrë me intriga ndaj meje. Do të merrem, patjetër. Në të gjitha mënyrat ligjore. Do të merrem në të gjitha mënyrat ligjore.
Më kanë kërcënuar. Kanë vënë grupe kriminale të më kërcënojnë. Pastaj, telefonatat e SMS-ve të mi të fundit janë nga zona shumë të nxehta, të lidhura me trafikun e kokainës në Shqipëri. Nuk janë të rastësishme.
Këta nuk kanë llogaritur një gjë, zoti Peka. Që unë nuk e numëroj më veten në familjen time, zero. Unë numëroj fëmijët e mi, familjen time të gjithë, po veten time nuk e numëroj. Nuk e numëroj.
Dhe po të them, po kthehem prapë, dy çështje, se s’dua t’i lodh shqiptarët me gjithë këtë histori. Dy çështje: një, pseudo-inceneratorët dhe dy, Buka.
ARBEN AHMETAJ: Tani, për qytetarët, kam diçka këtu për çështjen “Buka”. Pastaj do të kaloj te kontratat e inceneratorëve.
Këtu kam një procesverbal. Dua t’u kujtoj shqiptarëve që akuzohem për shpërdorim detyre te çështja “Buka”, ku prokurorit fillimisht ia kam me letra, pavarësisht se gënjen në gjykatë dhe gjyqtari e pranon gënjeshtrën, po unë nuk pres asgjë nga gjykata.
Unë e di shumë mirë që gjyqtarët në një çështje, një gjyqtar i thotë një gjyqtari tjetër, i thotë: “Çfarë bën o burrë se është e dukshme”. “Po unë nuk i rruaj dot mjekrën kolegut prokuror”. Po pse, për çfarë je ti? Ti je për drejtësi apo për të mos i rruar apo mos krehur mjekrën kolegut prokuror?
Dhe çështja e bukës është kthyer qesharake. Zoti Peka, po pse është kthyer qesharake?
E para, ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese që këta i respektojnë shumë, se unë kam dy vendime, një të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, që këta, siç thuhet aty, më falni qytetarë, thonë “nuk na rruhet”. Segmentet e SPAK-ut dhe të Gjykatës. E shprehin, “nuk na rruhet”.
Tre minuta iu deshën gjyqtarit të injoronte vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Tre minuta të dielën, të shtunën, se kishte të pinte kafe.
Ndërkohë, që po të njëjtat segmente të Gjykatës kanë liruar sekuestro të grupeve kriminale dhe sekuestron e shtëpisë time, që i thotë Gjykata e Lartë: “O, e ke marrë disproporcionalisht dhe dy herë!”, nuk thotë “i rruhet”, të më falin shqiptarët për gjuhën që nuk e meritojnë ta dëgjojnë, por dua të sjell gravitetin e fenomenit.
Shikoni çfarë thotë kjo çështja “Buka”. E nisim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku Gjykata Kushtetuese thotë “fliste për çmimet e tregut”. Vlerësuesit e pavarur janë marrë me çmimet… janë referuar çmimeve në… në… po flasim e zeza në të bardhë, në vlerësim zyrtar, çmimet e vitit 2014 kur është bërë privatizimi i aksioneve shtetërore.
Dhe… dhe, me logjikën e prokurorit, shteti duhet të përgjysmonte vlerën, pra të pësonte dëm.
Dhe çfarë thotë? Pasi unë e sfidoj këtë me procesverbalin e dëshmisë së djalit të ish-pronarit, avokati dhe gjyqtari kërkojnë rënien e gjësë. Ai ngrihet dhe thotë…: “Përsa i përket… pra dy e gjashtë minuta të datës 17, i 7-ti? Po, tamam, 17 i 7-ti”.
E thotë… “përsa i përket pjesës, në asnjë rast nuk kam pretenduar që i kanë ardhur dëm”… Po lexoj procesverbalin, domethënë motamo siç është. “Dëm interesave të shtetit, por të shtetasve”. Dhe i kërkoj regjisë, se ja kam kaluar…
ÇIM PEKA: Të vendosë dhe këtë. Nëse do të arrijë dot.
ARBEN AHMETAJ: Por edhe akuzën që ka dërguar në gjykatë ku thotë “dëm ndaj shtetit”. Dhe po e mbani mend…
ÇIM PEKA: Pra, përfundimisht, prokurori të ka dërguar akuzën në Gjykatë, “dëm ndaj shtetit”. Ndërkohë, djali i pronarit në seancë thotë: “Në asnjë rast nuk kam pretenduar se i kanë shkaktuar dëm shtetit, por shtetasve”.
ARBEN AHMETAJ: Po! “Përsa i përket pjesës, në asnjë rast nuk kam pretenduar që i kanë ardhur dëm interesave të shtetit, por të shtetasve. Mund të jetë një lapsus”, thotë.
Edhe te kërkesa për gjykim, “përfundimi i timeve nga unë, është hetuar për dëmin që i është shkaktuar familjes X”, nuk dua t’ia zë familjen në gojë për respekt të tyre.
Dhe… të thirret viktima, thotë prokurori, “viktima do të ishte shteti”. S’ka viktimë aty! Vlerat janë… shteti ka marrë tre milionë euro plus, ndërsa aksionet e individit janë rritur në vlerë. Të mos gabohem se tani edhe koha ka kaluar, tre herë.
Pra, ka gënjyer dhe në gjykatë. Sepse i lutem regjisë tuaj të nxjerrë dhe aktakuzën që thotë “dëm ndaj shtetit” dhe nuk shkon në gjykatë. Nuk shkon. Vjen vërdallë.
Për këtë akuzohem unë. Pra, shqiptarët duhet ta kuptojnë që unë akuzohem se kam mbrojtur në ligjshmëri të plotë interesat e qytetarëve dhe të shtetit dhe të buxhetit të shtetit. Për këtë akuzohem te “Buka”, që është qesharake, okej?
Dakord, tani do ta mbyll këtë historinë, me vendimet e inceneratorëve. Po i them qytetarëve që, ja kam thënë disa herë. Por do ta ritheksoj. Edhe po mundi edhe regjisë i ka, besoj, merrni mundimin aty t’i qitni.
Dakord. Urdhëroni, vendimi i Elbasanit. Unë s’kam qenë asnjëherë as autoritet kontraktor, as vlerësues, as tenderues. S’kam bërë unë asnjë tender në jetë.
Dhe tenderat e ky syzgurdulluari dhe ai bukuroshi. Dhe ti, qimja e prapanicës, po ta them… ai bukuroshi, unë syzgurdulluari, dhe ti qimja e prapanicës.
Ja, është vendimi i qeverisë, për Elbasanin, 17 vendime fap e fap e fap e fap e fap. Unë i bëra? Për çfarë më akuzon Altin Dumani mua për korrupsion? Ku? Çfarë i kam dhënë kujt? Çfarë i kam dhënë kujt? Kujt? Çfarë i kam dhënë?
E dini për çfarë e akuzojnë gruan time? Se ajo dhe familja e vet, dhe do ta keni dhe në regji, me transferta bankare, ka blerë shtëpi. Ka blerë shtëpi dhe akuzohet dhe ajo, dhe personi që ia ka shitur.
Po ish-gruaja, e di pse akuzohet? Se ka shitur metra katrorë të vitit 2004-2007. Dhe katër qytetarët akuzohen për pastrim parash.
Dhe pastaj pse shoqja prej 35 vjetësh e ka autorizuar t’i merret me shtëpinë e vet dhe e blerë me transferta bankare, se është shtetase zvicerane. Ja pra, vendimi.
Vendimi i Elbasanit. Inceneratorët i ka bërë kreu i organizatës. Kreu i organizatës.
Dhe ja rasti i Fierit. Ore, e di çfarë anekdote ka dalë për Fierin në Durrës? Është për të qeshur. Anekdota në Durrës ishte, kur e ndalonte polici një qytetar për ndonjë parakalim të shpejtë e të tjera e të tjera, që t’i vinte gjobë makinës, anekdota ishte në Durrës, i thoshte qytetari policit: “O vëlla, po çfarë ma vë mua këtë gjobë, vërja Fierit”. Se ia rraste Fierit të gjitha, ky.
Pra, ja vendimi i Elbasanit.
ÇIM PEKA: Dhënia e inceneratorit u shndërrua me “kënaqësi, ia rrasim të gjitha Fierit”.
ARBEN AHMETAJ: Unë nuk hyj te punët e Fierit, i dashur. Ky është për qarkun e Fierit. Ja firmat. Shihni ndonjë emër ju, Arben Ahmetaj, këtu? Këtu. Shihni ndonjë Ministri Ekonomie? Jo.
Po për çfarë më akuzojnë? Sepse kreu i organizatës donte kokë turku. E dini, është fakt. Një fakt.
Erion Veliaj, ditën që ka dalë urdhri i arrestit për mua, ka hapur shishe uiski me drejtorët e vet, të cilët i bëri të gjithë koka turku, sepse 5D-ja është vepër e Erion Velisë. Edhe tha: “Tani”, më tha, “kryeministri s’ka më arrestime se e mbylli ky. E mbylla unë!”.
Këta do të festonin, këta do të festonin. Erioni do të hapte shishe tjetër kur unë të humbja jetën në burg, për shkak të gjatë… nxehtësisë time, do të isha i eliminuar.
Dhe kreu i organizatës do të dilte, do të më thoshte “më vjen keq” e të tjera, e të tjera, do të dilte dhe e marta e kos. E do të thoshte “më ka premtuar kryeministri që situata në burgje do të përmirësohet”.
E do të mbyllej dhe unë… pastaj do ia bënin si Fierit. Hidh e hidh se… e di ti që Eko Parkun ia ka hedhur Fierit ky? E di ti tek Fieri, do t’ju tregoj një çikë vendimin më vonë.
Tek Fieri organizojnë… akuzojnë Fierin për shpërdorim detyre, kur ka vendim qeverie për shpronësimin dhe i thonë: “Pse ti i ke kërkuar bashkisë që të ecë me çmimin e tokës si arë? Pra, të mbrojë buxhetin e përgjithshëm”.
Po, këto janë historitë që i organizon kreu i organizatës. Dhe do ta shpjegoj pse është kreu i organizatës, se mund të pyesë ndonjë qytetar: “O, pse i thotë ky kreu i organizatës?”. Ta shpjegoj më vonë dallimin midis mafias dhe politikës, që është thelbësor, fundamental.
Pra, ky është vendimi i Fierit. Këto janë të Tiranës. Ky është i Tiranës. Ku jam unë?
Unë nuk po hyj historive… ore, nuk po hyj historive që kam letra pafund për Fierin, për Tiranën, në bazë të ligjit. Nuk po hyj asaj. Po ku është, çfarë i kam dhënë unë? Për çfarë s’ma jep akuzë korrupsioni?
Po ai e kuptoi që tek pastrimi i parave ke bërë salto mortale, kap veshin e majtë me dorën e djathtë. Po, unë nuk kam firmosur, nuk kam qenë në pozicion të jap asgjë.
Çfarë… zoti Dumani, çfarë… për çfarë ke marrë përsipër që të ndjekësh kërkesën e kreut të organizatës?
Edhe e themi edhe më pas… për plaçkitësen nuk dal, se nuk ka bërë gjë kjo. Shqipëria është llahtarisur me nivelin e plaçkitëses!
Dhe… për mua thotë “po të isha unë prokuror dhe gjyqtar”. Po ti je prokuror dhe gjyqtar, Edi Cako. Ti je! Ti je, ti ke guxuar të dalësh dhe të thuash që “po të isha unë prokuror dhe gjyqtar”…
Se ty s’të ka marrë mendja që unë nuk e llogaris më veten time. Unë do të ndjek çdo lloj rruge ligjore për të drejtën time dhe të familjes sime, që i kanë bërë gjenocid.
Ore, e diti çfarë i thotë në dosje ky besmiri i Ulsiut? Alifmatrak, s’di as të shkruajë! Thotë që… “për një projekt konsulence të gruas time me kompani të palidhura me inceneratorët, të palidhura me Shqipërinë, të palidhura me punë publike, zero, të vërtetuara”.
Kjo, “nuk ka aftësinë profesionale”. Domethënë… në qoftë se zonja e një prokurori mund të ketë aftësinë profesionale të gjenerojë të ardhura në legjitimitet të vet, nga përkthimet apo nga konsulencat, gruaja ime s’ka të drejtë.
Që jemi duke folur për konsulencë… nga një marketing digjital apo marketing në tërësi. Nuk po flasim për kibernetikë. Flasim për profesionin e saj, 25 vite punë.
Dhe… Besmiri i Ulsiut thotë që “nuk ka aftësinë”, thotë. Dhe këta nuk i lexojnë, as Milonai nuk i lexon, as ai nuk i lexon, se ajo kërcënon për ta çuar te vendi e asaj gjësë… atë…
Pastaj kërcënon ish-gruan time, i thotë “se mos e nxjerr këtë dokument”. Marrëveshja midis qytetares zvicerane dhe ish-gruas sime për të përdorur shtëpinë, “se mos e nxjerr këtë në gjykatë”.
Ore, ku jemi? Ku jemi? Aranit Çela do t’i kishte zili!
Kjo ka ndodhur me çështjen time dhe unë po jua them. Sot është përmbysur sistemi. Gjyqtarët nuk kanë kurajo. Ndaj kërcënimeve dhe bullizimit, deri në ekstrem, që bëjnë segmentet e SPAK-ut ndaj Gjykatës.
Çfarë të pres unë nga kjo gjykatë? Ja po i them dhe Komisionit Evropian, çfarë të bëj unë? Çfarë të bëj unë? E patë, çfarë të bëj unë? Çfarë? Ku të shkoj?
Këtë që po bëj. Këtë që po bëj unë do ta bëj dhe do ta bëj… deri në ditën e fundit të jetës time.
S’ka rëndësi çfarë kërcënon ky. Ky ka bërë llogari gabim me mua. I ka bërë llogaritë totalisht gabim.
Unë nuk mbajëm as për trim, as për i fortë, s’më ka mbajtur njeri. As për trim, as për i fortë. Për familjen time, për fëmijët e mi, për veten time, mendoj që, prej guri e prej çeliku kam për t’u bërë. S’kam frikë fare! Zero!
Se më kanë marrë qindra vetë dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokra… Partisë Socialiste… “O vëlla, po shiko se risku, kërcënimi…”.
I thashë një ish-mikut tim, i thashë: “Mos guxo t’i biesh më telefonit”. I thashë: “E ke, e ke, të porositur”. I thashë: “Ju e keni zakon që i referoheni gjërave me ‘nuk na rruhet’… mua”, i thashë, “më dhemb. Familja ime”.
Një sekondë, “më dhemb familja ime, më dhemb vetja, mua më dhemb dhe Shqipëria, siç më dhemb dhe Partia Socialiste”.
Dhe nuk e llogaris fare veten. As për trim, as për…
Ja kam thënë unë një koordinatori të tij, se kur kreu i organizatës tregon histori me gjyshin e me gjyshen, unë nuk kam përmendur ndonjëherë gjyshin dhe gjyshen.
Por një koordinatori të tij që ka ardhur të na kërcënuar, i thashë, e vras me dorën time, i thashë, shefit. I thashë, mirë. I qetë.
Po i thashë, i thashë një fjalë që s’thuhet. Po i thashë… “Tregoj një histori me gjyshin”, i thashë, kreut të organizatës.
I thashë, “gjyshi im quhet Zenel Ylli”, i thashë. Ka qenë partizani i dytë i tretë i Çetës së Morravës, i thashë, dhe ka vdekur me… në ’90 e ca, me plumbin këtu.
I thashë, “mos më bëni si trima”, i thashë. Se unë jam i fundit trim në Shqipëri. Por, i thashë, “për veten time, do të kthehem në çelik”.
ÇIM PEKA: Zoti Ahmetaj, në tre daljet tuaja këtu kanë arritur këta në raport me mua. Po shqiptarët?
ARBEN AHMETAJ: Sigurisht unë e ndaj çështjen time, zoti Peka, për dy arsye. Të sqaroj pozicionin tim në raport me atë që më kanë hedhur përsipër.
Do të them dhe më vonë, nuk kam bërë unë tender, nuk kam qenë unë pjesë e inceneratorëve, nuk kam qenë unë as në vlerësim, as në përcaktim. Nuk kam qenë unë kryeministri.
Madje, më ka kujtuar dhe Millonai që s’paskam qenë as në vendimin e qeverisë, se nuk e di ku… ku mund të kem qenë. Nuk kam qenë.
Punonjësit e mi, se s’dua t’i harroj, punonjësit e mi, asnjërit nuk i është gjetur një e-mail, zyrtar apo jozyrtar, me inceneratorët.
Ata djemtë e inceneratorëve i bëri koka turku ky. I gënjeu, i mashtroi, i manipuloi siç e ka zakon, i griu, i vodhi dhe i futi në burg, ose i syrgjynosi.
Dhe ata ia besuan, e besuan siç e besova unë në 2013-ën. E deri në 2018-ën.
Po, patjetër. Këtu jemi në raport me çështjen time. Këtu jemi. Në raport me çështjen tuaj…
Dhe po e mbyll, thashë… unë e ndaj këtë me publikun. Sa herë që takohemi bashkë për intervistë, për dy arsye. Për dy arsye thelbësore.
Një, për të treguar veten time, pra gjithë gjënë time, me dokumente dhe me fakte. Kanë sajuar brenda… kanë sajuar brenda. Kanë një letër të 2019-ës.
Gazeta RD